Ushqimet më të mira
për dhimbjen e kokës

Ushqimet më të mira<br />për dhimbjen e kokës
Dhimbja e kokës është një problem i hasur shpesh ditët e sotme. Shakaktarët janë të shumtë, por në shumë raste  mund të jenë të lidhur edhe me dieta të gabuara ushqimore.
Por, nëse ka ushqime që e nxisin,a ka edhe ushqime që parandalojnë?

Ja cilët janë gjashtë ushqimet të cilat kanë fuqi parandaluese për dhimbjet e kokës:

Spinaqi
 Spinaqi është një nga ushqimet më të pasura,me lendë të ndryshme ushqyese. Gjethet tij përmbajnë një lloj vitamine B që ndihmon në parandalimin e migrenës.

Peshku
Peshqit, me përmbajte të lartë të omega 3, janë një ushqim ideal për shmangien e dhimbjes së kokës. Ky përbërës i gjetur tek këto gjallesa ujore është i njohur për fuqitë e tij anti-inflamatore.

Shalqinjtë
Shpesh dhimbjet e kokës lidhen edhe me dehidratimin . Ne marrim rreth 20 % të sasisë ditore të ujit nga ato që konsumojmë, prandaj ushqimet me një përmbajtje të lartë të ujit, si shalqinjtë dhe trangujt janë shumë të efektshëm. Përveç kësaj, shalqinjë ofrojnë ëshë minerale të rëndësishme që ne i humbim kur jemi të dehidratuar,si magnez dhe kalium.

Patatet
Kaliumi është minerali esencial në trajtimin e migrenës. Patatet janë të pasura me këtë mineral. Konsumimi i tyre është i këshillueshëm për personat që vuajnë nga kjo sëmundje.
 
Kafeina
Për sa kohë nuk teprohet me sasinë e saj, kafeina mund të ndihmojë për dhimbjet e kokës. Shumë medikamente të migrenës, përmbajnë një sasi të vogël kafeine. Ajo absorbohet shpejt nga trupi dhe jep efekt të menjëhershëm.
 
Bajamet
Sasia e lartë e magnezit, që gjendet tek bajamet, e bën atë të ekeftshme për personat që vuajnë nga migrena. Nga studimet, magenzi ka rezultuar si një mineral i rëndësishëm në trajtimin e dhimbjes së kokës. Për këtë, këshillohen të përdorën ushqime të pasura me magnez.

Redaksia online
(os/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani

Përdorën avion për të transportuar ilegalisht emigrantë në Essex nga Franca, dënohen me 5 vite e 2 muaj burg shqiptarët në Britani