Ushqimet që duhet të hamë
para dhe pas palestrës

Ushqimet që duhet të hamë<br />para dhe pas palestrës
TIRANË - Ajo çka hamë para dhe pas palestrës ka ndikim të madh në atë se si do të jenë rezultatet e ushtrimeve, pohon trajneri i kondicionit Juan Carlos Simo. Ai konsideron që shumica e ushtruesve gabojnë sepse me shprehitë e këqija ushqyese reduktojnë dobinë e ushtrimeve në figurë dhe formë, për ç’arsye humbin motivimin dhe ndalen së ushtruari, shkruan “Fox News”.
 
“Kurdo që mundeni zgjidhni ushqim organik, gjella, peshk, produkte qumështore dhe mish kualitativ përballë ushqimeve të përpunuar industrialisht dhe të gatshme, ndërsa trupi do t’u jetë mirënjohës për këtë”, thotë Simo.
 
PARA PALESTRËS
E këshillueshme është të hani një orë e gjysmë deri një orë para palestrës. Por duhet të bëni kujdes në sasi që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet në ushtrime. Porcioni ideal është rreth 15dkg, ndërsa përveç ushqimit me rëndësi është edhe hidratimi. Nëse planifikoni ushtrime të forcës, është ide e mirë që të përfshini kafeinë, bajame ose avokado, sepse llojet e tilla të ushqimeve nxisin lirimin e dopaminës.
 
Dopamina është e lidhur me motivimin, elanin, kontrollin e muskujve dhe funksionimin e tyre. Ushqimi me peshk ose mish viçi janë kombinimi më i mirë sepse kanë ndikim pozitiv në sistemin nervor. “Shmangni karbohidratet dhe sheqernat. Sepse ata rrisin nivelin e serotoninës në vend të dopaminës, për ç’arsye treningu është më pak efikas”, thotë Simo. Është mirë që para ushtrimeve të pini edhe një filxhan çaji të gjelbër ose të hani fruta mali. Nëse synoni rritjen e masës muskulore, atëherë shujta duhet të jetë e bazuar në proteinat si mishi i pulës dhe proteinat në kombinim me sasinë e njëjtë të karbohidrateve si orizi ose patatet.
 
PAS PALESTRËS
Pas çdolloj të ushtrimeve, vakti duhet të përfshijë edhe karbohidratet edhe proteinat për t’u forcuar eshtrat dhe rritur masa muskulore. Vaktet e lëngshme, si proteina ‘ëhey’ e cila i këshillohet bodybuilderëve duhet të përmbajë 1 gram proteinë në çdo 4 gramë karbohidrate dhe duhet të hahet menjëherë pas palestrës. Shtimi i pjesës së gjelbër, si spinaqi, lakra e gjelbër, kastraveci, selino, perimet tjera të gjelbra ndihmojnë në shërimin e muskujve.
 
Ato rrisin nivelin alkalin, të cilin trupi ynë e pëlqen për më shumë se 50 për qind, prandaj janë zgjidhje e mirë. Pas një ore duhet të pasojë vakti i ardhshëm që përmban proteina dhe karbohidrate komplekse në proporcion të drejtë. Zgjidhje e mirë është qulli i tërshërës dhe e bardha e vezës, mishi i pulës me patate ose tuna dhe pasta.
 
Shkrimi u botua  në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.07.2013
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve