Ushqimet që duhet të hamë përpara fjetjes

Ushqimet që duhet të hamë përpara fjetjes
Pagjumësia apo çrregullimet e gjumit ndikojnë negativisht në rutinën tonë të përditshme, na bëjnë më emotivë e më pak produktivë.Por, ne mund të përzgjedhim të konsumojmë në mbrëmje ushqime të cilat ndihmojnë për një gjumë të rehatshëm.

Produktet dhe disa nga nënproduktet e qumështit janë burim i mirë i një gjumi të rehatshëm. Këto elemente ushqimorë shërbejnë për të qetësuar nervat para gjumit, pasi përmbajtja e kalciumit në to vepron si një efekt reduktues i fibrave nervore.

Nëse jeni duke u përballur me vështirësi në gjumë, atëherë duhet të ushqeheni me vezë. E pasur me proteina, veza ndihmon në përmirësimin e gjumit duke ju dhënë një rehati më të mirë.
Studimet e fundit kanë treguar se drithërat, të cilat kanë përmbajtje të ulët sheqeri, ju ndihmojnë gjithashtu për një gjumë më të qetë.

Mjalti bën një ndryshim të madh në përmirësimin e gjumit tuaj. Hidhni pak mjaltë tek drithërat apo tek ndonjë ushqim tjetër i lehtë, të cilin do ta konsumoni përpara se të shkoni të flini.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën

Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën