Ushqimet që ndihmojnë në
forcimin e kockave tek fëmijët

Ushqimet që ndihmojnë në<br />forcimin e kockave tek fëmijët<br>
Janë të shumët faktorët që ndikojnë në gjatësinë e një njeriu, sic janë gjenet, aktiviteti fizik, mënyra e jetesës, ushqyerja etj.

Por janë disa ushqime të cilat ndikojnë më së shumti në zhvillimin dhe forcimin e kockave tek fëmijët këto ushqime janë:

Produktet e qumshtit - sic janë djathi, kosi, të cilat kontriubojnë në zgjatjen e trupit. Këto produkte kanë përmbajtje të vitaminës A, B, D dhe E, të cilat janë vitamina të nevojshme për forcimin dhe zhvillimin e duhur të kockave.

Mishi i pulës – është një ushqim që ndihmon në zgjatjen e trupit të fëmijëvë. Ai është një produkt që ka përmbajtje të lartë të proteinave që ndihmojnë në zhvillimin e kockave.

Vezët – janë një burim shumë i mirë proteinash që duhet të jetë e pranishme në dietën ushqimore të fëmijëve. E bardha e vezës përmban një numër të lartë proteinash që ndihmojnë në rritjen e kockave të fëmijëve. Gjithashtu përmban edhe vitaminën B12 e cila është shumë e shëndetshme.

Bananet – janë një frut i cili është shumë i shëndetshëm  dhe ndihmon në forcimin e kockave. Bananet përmbajnë sasi të lartë të magnezit, kalciumit, kaliumit dhe shumë lëndë të nevojshme për trupin.

Peshku – fëmijët e kanë të domosdoshëm dhe nuk duhet të mungojë për asnjë arsye në dietën e fëmijëv pasië është shumë e rëndësishmë në rritjen e tyre. Peshqit janë të pasur me vitaminën D e cila luan rol kyç në zhvillimin e kockave.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”