Ushqimet që pastrojnë helmet nga trupi juaj

Ushqimet që pastrojnë helmet nga trupi juaj
Kur bëhet fjalë për detoksifikim të trupit tonë ka shumë teknika që mund ti ndjekësh dhe suplement që mund të marrësh për të kryer detoksifikimin. Por, mënyra më e mirë është që të hani shumë ushqime që largojne helmin (detoksifikojnë) nga trupi juaj. Më poshte ka një listë me ushqimet e shëndetshme për detoksifikimin e trupit e që përveç tjerash do të ishin nje shtesë e mirë në dieten e secilit.

Frutat

Frutat janë shumë të pasura me përbërje të lëngshme dhe kështu i ndihmojnë trupit të shpëlaj materiet toksike. Ato gjithashtu janë shumë të lehta për tu tretur dhe janë të pasura me antioksidant, materie ushqyese, fibër dhe shumë vitamina tjera të rendësishme siç është vitamina C.

Ushqimet jeshile

Kur të jesh gati të bësh detoksifikim të trupit, mbush frigoriferin me lakër jeshile, elb, bar gruri, spinaq, jonxhe dhe perime të tjera me gjethe të gjelbërta. Keto perime do t’i dhurojnë traktit digjestiv (tretjes) shtytje klorofili. Klorofili largon toksina të dëmshme ambientale nga trupi, metalet e rënda, herbicidet, produktet e pastrimit e gjithashtu edhe pesticidet. Përveç të tjerash ndihmon edhe mëlçinë në punën e detoksifikimit.

Portokalli dhe limonet

Aftësitë çudibërëse të këtyre frutave ndihmojnë trupin që të shpëlajnë dhe nxjerrin jashtë materiet toksike e gjithashtu edhe të startojë traktin digjestive me procese enzimatike. Ato gjithashtu ndihmojnë mëlcinë në procesin e pastrimit. Për të ngritur detoksifikimin fillo mëngjesin me një gotë ujë të ngrohtë me limon. Mos harro, vitamina C është njëri ndër vitaminat më të mirat detoksifikuese pasi transformon materiet toksike në material digjestiv.

Hudhra

Hudhra stimulon mëlcinë që të prodhojë enzima detoksifikimi që ndihmojnë në filtrimin (stopimin) e mbetjeve toksike ne sistemin e tretjes. Nëse i shtoni hudhër të coptuar apo të zier seciles pjatë ju do i ndihmoni dietes tuaj për detoksifikim.

Filizat e Brokolit

Filizat e brokolit janë shumë të pasur me antioksidantë dhe ndihmojne ne stimulimin e enzimave detoksifikuese në traktin e tretjes më mirë së gjithçka tjeter. Filizat jane ne fakt më efektivë se sa i gjithë brokoli.

Çaji jeshil

Është plot me antioksidantë, çaji jeshil jo vetëm që shpëlan dhe nxjerr jashtë toksinat nga sistemi përmes përbëries së saj të lëngshme, por gjithashtu përmban një antioksidant special që quhet kateqins, që njihet për ngritje të funksionit të mëlçisë.

Bizelet

Bizelet janë përdorë nga mjeket Ajuvedic (Ayuvedic) me mijëra vite. Është shumë i lehtë për tu tretur dhe absorbon mbetje toksike ne muret anesore te intestineve (zorra e trashe).

Lakra

Perimet janë më të mira kur hahen ashtu natyrale: Qepet, karrotat, karcofi, shparg, lakra jeshile, lakër bruseli, lulelakra, hudhra, rrepa, shafran i indisë dhe oregano. Një kombinim e këtyre ushqimeve të shëndetshme do t’i ndihmojë melçisë t’i largojë materiet toksike gjatë procesit të pastrimit (shpëlarjes) së brendshme. Këto gjithashtu janë të pasura me sulfur natyral i cili ndihmon mëlçinë që të detoksifikojë kimikatet.

Redaksia online

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve