Ushqimet, që s’duhet
ti keni në tavolinë

Ushqimet, që s’duhet<br />ti keni në tavolinë
Ne konsumojmë produkte ushqimore të cilat jo vetëm nuk sjellin asnjë dobi për shëndetin por mund ta dëmtojnë atë. Janë disa hile që fshihen pas produketeve që konsumojmë. Dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon për produktet të cilat duhet ti mbajmë sa më larg tryezës tonë.

PO RENDISIM DISA TË CILAT JANË EDHE MË TË PËRDORURAT NË TRYEZAT TONA

1. Buka e bardhë dhe gjithë produktet që bëhen me miell të bardhë!

Këto ushqime si byreket në rrugë, kruasanet etj, janë relativisht të lira, të bollshme dhe të shumëllojshme. Por të jeni të sigurt se prodhimet e miellit të bardhë mund të jenë nga kontribuesit më të denjë në mbipeshën e sotme dhe në një sërë sëmundjesh që vuan dhe do vuajë shoqëria jonë.

KËSHILLË:

Nëse doni të gëzoni shëndet kërkoni ushqime të cilat grurin e kanë të plotë, të pazhveshur nga lëvorja dhe endospermi, siç është buka e zezë dhe makaronat integrale.

Monosodium glutamatë (MSG), dhe kripa e përpunuar.

Shpesh janë të fshehura me emërtime të tjera në etiketat e ushqimeve dhe nuk arrijmë dot ti dallojmë. MSG është një lloj kripe kimike e cila përmireson shumë shijen e ushqimit. Konsumi i rregullt i kësaj substancë është e lidhur me shkaktimin e dhimbjeve të kokës, problemeve të zemrës, dëmtimeve të trurit etj.

2. Kripa e përpunuar ka humbur elementin më të dobishëm të saj për njeriun që është jodi i detit dhe i tokës.

KËSHILLË:

Më e mira që mund të bëni është ti qëndroni besnikë kripës së papërpunuar

3. Pijet e gazuara, "light" ose "zero", të cilat ëmbëlsohen me lëndë kimike
artificiale.

Një nga idetë më të gabuara në shoqërinë tonë është ajo se pijet e gazuara "light" janë më të shëndetshme se sa ato të zakonshmet. Në këto pije përdoren ëmbëlsues  si aspartame, suchraloze dhe saçharinë, të cilat vërtet ulin kaloritë e këtyre lëngjeve por efekti që këto substanca kanë në shëndetin tonë nuk është ende i  qartë. Debati është i hapur dhe janë të shumtë burimet që vënë alarmin së këto  kimikatë janë tepër toksikë për qeliza të ndryshme të trupit tonë.

Përveç efektit të dyshimtë që mund të kenë në organzmin tonë, këto pije e besoni apo jo, mund të shkaktojnë mbipeshë, edhe pse qellimi i krijimit të tyre është  krejt i kundërti!

4. Shurup misri i pasur në fruktoze, (High-fructose corn syrup), është quajtur edhe ndryshe: "vrasësi i heshtur"!
Është një ëmbëlsues që përdoret gjerësisht në industrinë ushqimore dhe renditet në listën e përbërësve të shënuar në ambalazhin e ushqimit. Ky produkt ushqimor është i lidhur ngushtë me rritjen e obezitetit, dëmtim të trurit, ulje të shkathtësise mendore dhe madje me helmimin nga mërkuri.

Ky shurup mund të përdoret në prodhime buke, drithra, lëngje, karamele, e shumë e shumë produkte të përpunuara.

KËSHILLË:

Hidhini një sy listës së përbërësve për çdo ushqim të ambalazhuar që blini!

Pjesa dërrmuese e vajrave vegjetale dhe marganirat.
Lufta që i është hapur yndyrnave të ngopura ka bindur miliona njerëz se vajrat bimore janë të gjithë të shëndetshëm dhe duhet të përbëjnë zgjedhjen primare të konsumatorit, sidomos atyre që vuajnë nga sëmundje të zemrës. Më e shumta e vajrave bimore prishen shumë shpejt nga drita, ajri dhe nxehtësisa, gjë që do të thotë se ato kthehen në toksike dhe mund të shkaktojnë kancer dhe sëmundje të zemrës.

Zgjedhja më e mirë?

Vaji i ullirit ekstra i virgjër, gjalpi bio i bagëtisë së ushqyer ekskluzivisht me bar dhe ushqim natyral dhe ndoshta vaji i arrës së kokosit!

* Dietologe klinike


Shkrimi u botua sot në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tuneli i Llogarasë

Tuneli i Llogarasë