Ushqimet që çdokush duhet të
konsumojë para se të stërvitet

Ushqimet që çdokush duhet të<br />konsumojë para se të stërvitet
Stërvitja për të rinjtë dhe të moshuarit është shumë e rëndësishme për shëndetin. Nëse stërviteni rregullisht atëherë nuk do të prekeni shpesh nga sëmundjet, duke mbrojtur dhe shëndetin tuaj. Por para se të stërviteni trupi ka nevojë për disa ushqime që të rritin energjinë e muskujve, në mënyrë që të mos keni dhimbje apo shqetësime me frymëmarrjen.

Mjaltë
Mjalti këshillohet për të rritur rezistencën e muskujve. Duke qënë se muskujt kur stërviteni apo kur vraponi kërkojnë më shumë forcë, ushqimi më i mirë është mjalti. Sipas studimeve mjalti përmban glukozë i cili rrit shton nivelin shtesë të energjisë. Mjalti këshillohet për të gjitha moshat, nga të rinjtë tek të moshuarit. Gjithashtu mjalti duhet të konsumohet edhe për të rritur rezistencën e organeve.

Kurasan
Kurasanët të bërë vet apo ushqimet të tjera që bëhen me brumë, ju rrisin energjinë trupore. Burumi sipas studimeve ndikon dhe në rritjen e energjisë së muskujve.

Drithërat
Drithërat lirojnë glukuozën në gjak, në mënyrë që trupi të mos ketë nevojë gjatë stërvitjes. Drithërat këshillohen për të moshuarit që bëjnë vrap apo stërvitje herët në mëngjes. Drithërat ndikojnë dhe në përmisimin e energjisë trupore, duke u dhënë muskujve më shumë forcë.

Jeshilet
Lakrat, sallata jeshille, brokoli etj, janë produkte që trupi i njerit ka nevojë për të rritur rezistencë. Të gjitha këto produkte forcojnë muskujt, në mënyrë që ushtrimet e rënda që do të bëni në palestër, të mos t’ju dëmtojnë. Këto produkte duhet të kosnumohen kryesisht nga të rinjtë, duke qënë se stërviten me pasha të mëdha. Gjithashtu të moshuarit duhet ti hanë jo vetëm para stërvtjes por dhe pas saj.

Kafe
Kafja në mëngjes nuk duhet të pihet vetëm për t’ju zgjuar nga gjumi por dhe në rritjen e energjisë trupore. Kafeina nidhmon dhe duke reduktuar dhimbjet e muskujve pas vrapimit ose stërvitjes në palestër. Kafja mund të shoqërohet më një gotë qumësht, që përmban kalcium, i cili rrit rezistencën e kockave.

Mollët
Molla duhet të kosnumohet për shkak të vitaminave që përmbajnë. Vitaminat rritin energjinë natyrale para se ju të stërviteni. Molla rrit metabolzimit tuaj, duke i ardhur në ndihmë trupit.
 

Vrapimi në det, humbni deri në 10 kg peshë
Nëse vraponi rruegullisht gjatë pushimeve tuaja, atëherë mund të humbni deri në 10 kg. Një studim në Britaninë e Madhe ka arritur në përfundimin se era e detit ndikon në rënien nga pasha. Sipas studimit mjafton që për 20 ditë rresht të vraponi nga 60 minuta, dy herë në ditë, në mënyrë që të bini në peshë. Studimi thotë se janë marrë parasish vrapimet e 50 personave të bërë në një ishull, ku për 20 ditë rresht kanë vrapuar në mëngjes dhe në darkë dhe në përfundim kishin humbur 10 kg. Studjuesit e lidhit këtë fakt me djersitjen e madhe që pëson trupi i njeriut në temperaturs të larta. Këshillohet që vrapimi të bëhet herët në mëngjes ose në mbrëmje, për të shmangur diellin e fortë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane