Kur blejmë fruta apo perime shumica prej nesh mendojnë se e dinë me siguri se në ç’ambient duhet të mbahen secili prej tyre.

Por një listë e publikuar së fundmi shpjegon se cilat produkte duhet të ruhen në frigorifer dhe cilat nuk duhet të mbahen kurrsesi.
 
Ndërsa thuajse të gjithë ne e dimë se patatet mjafton të qëndrojnë në temperaturë ambienti, kastravecët nuk kanë vend në frigorifer.
 
Lista e gjatë e publikuar nga Universiteti i Kalifornisë me artikujt që nuk duhet të mbahen në frigorifer është befasuese dhe hedh poshtë disa nga informacionet që mendonim se i kishim të sigurta.

Disa nga ushqimet që nuk duhet të mbani në frigorifer pasi humbasin shijen janë:
Molla
Bananja
Kivi
Limoni
Mango
Nektarina
Portokalli
Pjeshka
Dardha
Shalqiri
Hurma
Kumbulla
Hudhra
Shega
Kastraveci
Qepë të thata
Patëllxhan 
Xhenxhefil 
Speci 
Kungull 
Domate

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com