Ushqimi i shëndetshëm
shpëton jetën edhe pas infarktit

Ushqimi i shëndetshëm<br />shpëton jetën edhe pas infarktit
Ndryshimi i zakoneve në tavolinë pas një infarkti në zemër ul me një të tretën rrezikun e vdekjes nga çdo lloj shkaku me  40% nga shkaqet kardiovaskulare.

Kjo është zbuluar nga një studim i kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard, i cili është publikuar në revistën "Jama Internal  Medicine."

Studimi ka përfshirë rreth 4 mijë mijë njerëz,  burra dhe gra, dhe të gjithë këta i kanë mbijetuar  një sulmi në zemër. Hulumtuesit i kanë ndarë në grupe bazuar në rezultatet sipas zgjedhjes së ushqimit të bërë  pas infarktit.

Reziku i vdekshmërisë është rritur në mesin e atyre që edhe pas një sulmi në zemër kanë vazhduar të hanë dobët. Ndërsa ishte ulur  me 30-40%  në mesin e atyre të cilët kanë aplikuar një  ushqim të shëndetshëm dhe përbërës të ngjashëm me dietë mesdhetare.

Niveli i uljes së rrezikut të vdekjes  mund të arrihet me ndryshime të vogla në ushyerje, sipas autorëve të studimit, mënyra se si ushqehemi është e ngjashme me  llojet e tjera të ndërhyrjes parandaluese, për shembull me marrjen e mjekimeve për të parandaluar kolesterolin.

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve