Ushqimi me gji, UNICEF: Shqipëria 
  kryeson nga vendet e Ballkanit

Ushqimi me gji, UNICEF: Shqipëria <br />  kryeson nga vendet e Ballkanit
Shqipëria është një prej vendeve të Ballkanit ku niveli i ushqyerjes së fëmijëve me qumësht gjiri është më i lartë. Sipas një raporti të UNICEF, në Shqipëri ka ardhur duke u rritur numri i femrave që ushqejnë foshnjat e tyre në gjashtë muajt e parë të jetës vetëm me qumësht gjiri.

“Të ushqyerit me gji në Shqipëri, është më i lartë se sa në vendet e tjera të Ballkanit. Bosnja-Hercegovina 18 për qind; ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë me 16 për qind; Mali i Zi me 19 për qind dhe Serbia me 15 për qind. Megjithatë, përmirësimi i praktikave të ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël mbetet një sfidë, duke pasur parasysh nivelin e treguesve të kequshqyerjes në Shqipëri, me një kombinim të dy formave në fëmijëri, nënpeshë dhe mbipeshë”, sqarohet në njoftimin zyrtar të UNICEF.
Sipas të dhënave rezulton se në vitin 1998, vetëm 11 për qind e nënave i ushqenin fëmijët deri në gjashtë muaj vetëm me gji, ndërsa sot kjo shifër arrin në 39 për qind. Ende është në nivele të ulëta, por duket se nënat po ndërgjegjësohen.

Sakaq, ushqyerja me qumësht gjiri është një prej mbrojtësve kryesorë të foshnjave dhe herë pas here strukturat shëndetësore u kanë bërë thirrje nënave t’i ushqejnë të vegjlit vetëm me gji.

Shumë raportime të OBSH dhe UNICEF kanë vënë në dukje se, përveç mbrojtjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës, ushqyerja me gji mbështet përfitime afatgjata mbi edukimin, përfshirë pikë më të larta në testin e inteligjencës IQ, dhe mbarëvajtje më të mirë në shkollë”, thuhet në raportin e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Mjekët këshillojnë që foshnja duhet të vendoset në gji brenda orës së parë pas lindjes sepse nxit lidhjen shpirtërore mes nënës dhe fëmijës, dhe nxit refleksin e thithjes. Asgjë tjetër nuk i duhet dhënë foshnjes përpara se të nisë të pijë gji.

Foshnja duhet të ushqehet në bazë të kërkesës që ka, pra sa herë të dojë dhe aq gjatë sa të dojë foshnja. Të ushqyerit vetëm me qumësht gjiri nënkupton që foshnja të pijë vetëm qumështin e nënës dhe të mos pijë asgjë tjetër, as ujë. Qumështi i gjirit siguron të gjithë ushqimin dhe ujin për të cilin foshnja ka nevojë gjatë 6 muajve të parë./Atsh

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar