Ushqimi me të cilin shkatërroni trurin

Ushqimi me të cilin shkatërroni trurin
Përdorimi i ushqimeve të dëmshme, të njohura si të llojit fast food ndikojnë në shtimin e sklerozës dhe të dëmtimit të funksionimit të trurit si rrjedhojë e presionit të qarkullimit të gjakut. Ushqime të tilla si sandwich, tost, doner, hot-dog etj., shkatërrojnë sistemin e furnizimit të zemrës me gjak dhe dëmtojnë aparatin tretës, por ajo që nuk dihej ishin efektet që kishte lidhur me harresën.

Sipas një studimi të Brown University lidhur me ushqime të tilla, thuhet se shtojnë së tepërmi nivelin e kolesterolit dhe presionin e gjakut në arterie, ndërsa limitohet dhe ndërpritet herë pas here fluksi i gjakut në tru, dëmi i së cilës është humbje e kujtesës dhe funksionim jo normal i mendjes.

Studiuesit arritën në përfundimin se ushqime të tilla të njohura si të "thata" mund të kenë rol kyç në sëmundjen e sklerozës, kjo për shkak të mosfunksionimit normal të një pjese të trurit si rrjedhojë e përdorimit të këtyre ushqimeve.

Kështu që sipas eksperimenteve të bëra në personat që konsumonin ushqime të tilla u vërtetua, se shkaktohej "diabeti i trurit" ashtu si njihet sëmundja e sklerozës, kështu që gjithë ata që konsumojnë ushqime të tilla duhet ta mbajnë parasysh këtë fakt.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë