Shtatë ushtarë shqiptaro-zviceranë janë në telashe pas publikimit të një fotoje një tren duke pozuar me armë dhe një flamur. Por deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por në Zvicër ka nisur një debat i madh pasi ushtarët nuk mbanin në duar flamurin zvicerian, por atë të Shqipërisë.
Fotoja është postuar në rrjetin social Facebook, e ndërsa është parë dhe nga zyrtarë të ushtrisë. “Kjo është një tradhëti për vendin tonë”, deklaori një zyrtar për mediat vendase.

“Këta njerëz veshin uniformën dhe janë në këtë mënyrë edhe në shërbim. Ata duhet të mbështesin 100% ushtrinë zvicerane, në të gjitha situatat. Kjo është çështje respekti…”, ka thënë ai sipas Blick.ch.
“Nëse dikush vesh uniformën zvicerane, atëherë flamuri zviceran duhet të jetë i vetmi i lejueshëm. Të gjithë flamujt e tjerë s’kanë sens të shfaqen”, ka thënë zëdhënës i ushtrisë, Christoph Bruner.
“Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme. Në takimin e radhës të Komisionit të Sigurisë Kombëtare të udhëheqjes ushtarake duhet të shpjegohet se çfarë është ndërmarrë kundër këtyre injorantëve dhe me çfarë pasoje praktike!”, shkruan në rrjetin social Facebook, Marco Romano një tjetër zyrtar. Sipas mediave vendase ushtarët e rinj pritet të përballen me masa të ndryshme ndëshkuese dhe ndoshta edhe me burg.
Redaksia Onlie
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com