TIRANE- Pagat për ushtarakët aktiv do të rriten me 30-40 mijë lekë. Vendimi që ka miratuar pak ditë më parë Këshilli i Ministrave parashikon rritje të pagës për një pjesë të ushtarakëve si dhe shtesë mujore për kushte të veçanta pune, për pjesën tjetër. Në relacionin “Për Pagat e Ushtarakëve Aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës Së Shqipërisë”, që ka siguruar “Shqiptarja.com”, zbradhet rritja e pagës që do të kenë ushtarakët.