Ushtaraku pa ngrohje
të sëmurët nën batanije

Ushtaraku pa ngrohje<br />të sëmurët nën batanije
TIRANË - Përveç mungesës së theksuar të medikamenteve, pacientët e shtruar te spitali Ushtarak, duhet të durojnë edhe të ftohtin polar të këtyre ditëve. Kjo pasi në këtë spital mungon thuajse totalisht ngrohja. Kaldajat ndizen vetëm dy orë në ditë, ndërkohë që të sëmurët e kanë të ndaluar të vënë në prize ngrohësit që kanë marrë nga shtëpia. "Ngrohemi me batanije se po të ishte për spitalin s'kemi gjë në terezi. Këta vetëm dy orë në ditë i ndezin kaldajat, por ne nuk rrimë dy orë në spital rrimë tërë ditën.
Kemi marrë reflektorë nga shtëpia, por as këta kanë filluar të mos na i lënë. Na vijnë e na kontrollojnë shpesh. Na thonë
se ka dhënë urdhër drejtoria që të mos vihet asgjë në prizë, se pse nuk mban linja. Këta mirë e kanë po ne çfarë të bëjmë", - na thotë njëri prej pacientëve të shtruar në katin e dytë të këtij spitali, që njihet si pavijoni i traumës.
Ndërkohë që situata e rëndë pranohet edhe nga mjekët, për të cilët janë më shqetësues pacientët e shtruar në reanimacion. "Po është
e vërtetë se drejtoria ka dhënë urdhër që asgjë të mos vihet në prizë, pasi mbingarkohet linja. Por më problem për ne janë pacientët e reanimacionit, të cilët janë edhe më rëndë nga ana shëndetësore. Sigurisht që kjo nuk është gjë e mirë, pasi pacientët janë të dobët nga shëndeti, megjithatë ne jemi të detyruar të ofrojnë ndihmën tonë me këto kushte që kemi", - na thonë më tej mjekët. Dhe në këtë situatë të sëmurëve nuk u mbetet veçse të shtojnë numrin e batanijeve që marrin nga shtëpia për të siguruar ngrohje në spital.

ANALIZAT
Por përveç të ftohtit polar që ka mbërthyer të gjithë vendin këtë janar, të sëmurët e ushtarakut janë të detyruar që edhe të gjithë analizat t'i bëjnë në laboratorët privatë. Aktualisht laboratori i spitalit Ushtarak nuk bën asnjë lloj analize. Ndërkohë që pacientët,
dhe sidomos ata që do i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale, kanë nevojë për një listë të detyrueshme analizash.
Dhe në këtë listë bën pjesë edhe diabeti dhe prova e mëlçisë, pa të cilën një pacient nuk mund të futet në
sallën e operacionit. Pacientët nga kjo situatë në jo pak raste zihen me mjekët, ndërkohë që këta të fundit
ngrenë duart dhe thonë faji është i drejtorisë së spitalit që nuk ka furnizuar laboratorin me kite e reagentët e duhur. "Ne jemi vetëm në sekretari që u themi iu duhet kjo analizë, dhe pacientët shkojnë e bëjnë në privat dhe na i sjellin neve t'i lexojmë. Kaq bëjmë ne", - denoncojnë mungesat e shumta mjekët.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve