TIRANE- Një oficer me gradën “Kapiten” që ishte ngarkuar më grupin e punës për të shembur me eksploziv së bashku me INUK ndërtesat e paligjshme, arrinte që gjatë këtij procesi, të vidhte sasi të konsiderueshme tritoli dhe më pas ta shiste atë tek persona të tjerë me shifra të ndryshme financiare.
Ilir Dhimo, së bashku me ish-zv/komandantin e Batalionit të Armatimit Pëllumb Daçin e dy të arrestuarit e tjerë Emiledi Taku e Artur Çelo, arrinin të tregtonin sasinë e tritolit, duke e shitur atë tek persona të ndryshëm.
Në deklarimet si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, shtetasi Ilir Dhimo shpjegon se është oficer me gradë kapiten, efektiv në Ministrinë e Mbrojtjes me profesion xhenier të cilin e ka ushtruar gjatë gjithë kohës nga viti 2002 kur ka përfunduar studimet.
/Shqiptarja.com