Ushtaraku vret me armën e
shërbimit, atentat në Elbasan
Dy vrasje brenda pak orësh janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit dhe në Tiranë. Viktimat janë Ilir Rexhepi, 40 vjeç pronar i një kompanie policie private, si dhe Mandi Prenga . Policia po punon për të zbardhur motivet dhe autorët e atentatit të Rexhepit, ndërsa për vrasjen në Tiranë, është vënë në pranga si i dyshuar Kujtim Prenga.
TIRANE- Dy vrasje brenda pak orësh janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit dhe në Tiranë. Viktimat janë Ilir Rexhepi, 40 vjeç pronar i një kompanie policie private, si dhe Mandi Prenga. Policia po punon për të zbardhur motivet dhe autorët e atentatit të Rexhepit, ndërsa për vrasjen në Tiranë, është vënë në pranga si i dyshuar Kujtim Prenga dhe bashkëpunëtori i tij.
ELBASANNë Elbasan vrasja u shënua rreth orës 20:00 të mbrëmjes së të premtes. 40 vjeçari u qëllua me disa plumba brenda makinës së tij, në lagjen “Vullnetari”.
Viktima u dërgua menjëherë në spital në gjendje të rëndë, por humbi jetën pak minuta më vonë për shkak të plagëve të rënda.
15 persona janë shoqëruar në ambientet e policisë së Elbasanit, si të dyshuar, por ende nuk ka të arrestuar. Prokuroria ka nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe autorët e vrasjes ndërsa mësohet se në vitin 2009, vëllai i viktimës, ish-agjent i antidrogës, është vrarë në 2009, në prag të shtëpisë së tij. Roland Rexhepi, i njohur si "Doda", njihej si krahu i djathtë i ish-komisar Koseni.
TIRANËVrasja u shënua rreth orës 22: 00 në Kamëz, në ambietet e Disko “Omega“. Sipas policisë shkak i vrasjes ka qenë një konflikti për motive të dobta mes viktimës, Mandi Pashk Prenga, 28 vjec, banues në Bathore dhe autorit Kujtim Shkurt Prenga, 40 vjec, banues në Tiranë. Policia sqaron se 40 vjecari, i arrestuar., është me detyrë punonjës ushtarak në Repartin e Policisë Ushtarake në Sauk Tiranë dhe krimin e ka kryer me armën e punës. Grupi hetimor nga kqyrja e vendngjarjes ka fiksuar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë si dhe u bë sekuestrimi i armës së krimit të pistoletës tip TT, armë e cila iu kap autorit. Po ashtu në lidhje me këtë ngjarje u arrestuar edhe shtetasi Kastriot Balla, 34 vjec, pasi dyshohet se ka përkrahur autorin e krimit shtetasin Kujtim Prenga duke e fshehur nga ndjekja e policisë.
/sg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.5%
-
Jo
74.9%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50745
Lajme të tjera
-
Kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 48 vjeçari në Tiranë! Pritet ekstradimi i tij
31 Mars, 15:13
-
Futbollistët e Premier League të fiksuar pas 'Snus'! Produkti misterioz i ndaluar në Europë
31 Mars, 15:01
-
'Vlora Marina', projekti tërheq studentët e inxhinierisë të Universitetit Polis
31 Mars, 14:51
-
12 hetues të BKH përgjuan natë e ditë 2177 telefona gjatë 2022-shit, zero dekonspirim! ‘Ranë në rrjetë’ 160 persona, zbërthehen 313 celularë
31 Mars, 14:50
-
“Ky është një persekutim politik" , Trump reagon për akuzat penale të ngrutura ndaj tij
31 Mars, 14:46
-
Pas një viti heshtje, Elsa Lila flet për arrestimin e bujshëm: Jam e pafajshme
31 Mars, 14:45
-
Frrok Çupi: Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave
31 Mars, 14:44
-
Zgjedhjet e vendore, kreu i ‘Nismës Thurje’: Kandidojmë vetëm për këshilltarë bashkiakë! Kryetari është administrator, t’i rikthejmë parlamentit dinjitetin që meriton
31 Mars, 14:34
-
Barcelona largohet nga 'Camp Nou', kush është stadiumi i ri i katalanasve
31 Mars, 14:34
-
Lefter Alla në burg dhe i shkarkuar nga Rama, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh drejtuesin provizor të bashkisë
31 Mars, 14:30
-
Ja kush është prokurori guximtar që nisi hetimin ndaj ish-presidentit Trump
31 Mars, 14:28
-
Po ikte nga Shqipëria, vihet në pranga në Rinas 'Kep Rapi', i forti i Durrësit! I dënuar me 7 vite burg në Itali
31 Mars, 14:21