SHBA – Një ushtar amerikan, i larguar prej vitesh nga vendlindja e tij në Virxhinia duke i shërbyer ushtrisë amerikane, i bëri motrës së tij një dhuratë shumë të bukur ditën e dasmës së saj.
Ushtari u shfaq papritur gjatë dasmës, duke i’a mbajtur sekret të gjithë familjes rikthimin e tij në vendlindje.
Jessie Smith kishte vite pa e takuar vëllanë e saj Rayan Douglas dhe mbeti e befasuar kur e pa në ditën e saj më të lumtur.
Në një intervistë që dha për ABC News, 26-vjeçarja tha: Isha e mërzitur sepse ai nuk mund të vinte për shkak të detyrimeve që ka në karrierën e tij.
Kur Rayan u shfaq përpara motrës, Jessie përqafoi me lot gëzimi vëllanë për herë të parë pas disa vitesh.
“Unë rrallë takohem më vëllain tim për shkak se të dy jemi të zënë me karrierën tonë. Ardhja e tij, ishte diçka e mahnitshme për ditën time të veçantë”, përfundon 26-vjeçarja për ABC News.
/Shqiptarja.com