Ushtria amerikane ka pësuar humbjen e parë në avionët e saj F-35, i cili është rrëzuar në Karolinën e Jugut, njoftuna trupat detare.
Ndërkohë, piloti ka arritur të dalë me parashutë para se avioni të rrëzohet, duke shpëtuar.
Sipas autoriteteve bëhet e ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për zbulimin e shkakut të rrëzimit të avionit. F-35 janë avionët më të shtrenjtë luftarakë që ka ushtria amerikane.
Për shitjet globale janë parashikuar në më shumë se 3 mijë avionë. Mirëpo ky program ka marrë kritika të shumta si për koston e tij, ashtu edhe për efektivitetin në luftime.
Avioni F-35 i përfshirë në incident kap një vlerë prej 100 milionë dollarë.
Komento