Ushtria amerikane planifikon të zvogëlojë numrin e ushtarëve gjatë dy viteve të ardhshme me rreth 40.000 ushtarë, sipas raporteve të medias amerikane. 

Nga plani i raportuar orët e fundit, Shtetet e Bashkuara do të bien në një nivel trupash në rreth 450,000 ushtarë deri në fund të vitit 2017.

Ushtria amerikane kishte rreth 570,000 trupa në vitin 2012, vit ky i cili ka qënë edhe kulmi i konflikteve në Irak dhe Afganistan.


Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)