Iraku ka nisur një operacion ushtarak për të rimarrë qytetin e Tikrit nga Shteti Islamik në pjesën veriore te vendit. Mediat lokale raportojnë se forcat ushtarake po sulmojnë qytetin të mbështetur nga sulmet ajrore të avionëve ushtarakë të Irakut.

Tikrit ndodhet në veri të kryeqytetit Bagdad dhe u pushtua nga militantët e ISIS në qershor të 2014-tës. Kryeministri i vendit Haider al-Abadi u takua me liderët ushtarakë para nisjes së ofensivës dhe bëri thirrje se do të falte të gjithë luftëtarët sunni nëse braktisnin ISIS, duke thënë se kjo ishte “shpresa e fundit” për ta.

Në bashkëveprim me njëra-tjetrën forcat ushtarake tokësore e ajrore të Irakut po godasin disa nga pikat kryesore të veprimtarisë së militantëve të ISIS.

Dy qytetet më të mëdha të Irakut, Tikrit dhe Mosuli u pushtuan nga ISIS në qershor por me ndihmën e luftëtarëve peshmerga dhe sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar të drejtuara nga SHBA, ata po i largojnë gjithnjë e më shumë luftëtarë e ISIS nga territori verior i Irakut.


(v.gj/shqiptarja.com)