Spilleja është shndërruar në një nga destinacionet më pak të pëlqyera të turistëve, kjo pasi pushimet e tyre janë shkatërruar nga një "ushtri" mushkonjash që kanë pushtuar këtë plazh. Në kulmin e sezonit, plazhi i Spillesë "braktiset" nga pushuesit, pasi mushkonjat ia kanë bërë të pamundur qëndrimin e tyre, e ndërsa bizneset shprehen se kjo zonë është e vetmja në Shqipëri që nuk ka qenë pjesë e projektit të dezinfektimit. Të dëmtuar kanë qenë edhe bizneset, të cilat si mënyrë jetesë gjatë vitit kanë pikërisht fitimet nga sezoni turistik.
"Spilleja është e vetmja zonë në të gjithë vijën e detit të Adriatikut që nuk është kryer spërkatja me helme nga ajri. Vetëm Spilleja nuk ka qenë pjesë dezinfektimit, pasi në Divjakë është kryer dhe këtu jo", shprehen disa pronarë.
Kjo gjë i ka detyruar ata që të marrin masa në mënyrë personale, duke i kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të Pushtetit Vendor që t'u tregojnë se cilin preparat përdorin, pasi shpenzimet do t'i përballojnë vetë,
"I bëjmë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve të pushtetit vendor që të marrin masa se po na shkatërrohet puna në mes. Madje na mjaftojnë që të na orientojnë me preparatet që duhet se shpenzimet jemi gati t'i përballojmë vetë", shprehet ata.
Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja sjell foto ku mund të vihet re mjaft mirë se sa e theksuar është kjo problematikë në plazhin e Spille.
.jpg)
.jpg)
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vritet polici në Kosovë, a po reagojnë si duhet ndërkombëtarët ndaj Serbisë
-
Po
22.2%
-
Jo
72.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 1489
Lajme të tjera
-
U raportua e humbur në plazhin e Spillesë, gjendet nga policia 3-vjeçarja
9 Korrik, 20:40
-
Spille/ Shkrumbohet nga flakët bar restoranti pranë bregut, dëmë të shumta materiale(VIDEO)
2 Shkurt 2022, 23:35
-
E diel tragjike, mbyten në det 3 pushues! 2 të moshuar nga Maqedonia e Veriut humbin 'betejën' me dallgët në Spille! Në Velipojë mbytet polici 59-vjeçar nga Kosova
22 Gusht 2021, 11:44
-
Ishin duke u mbytur në Spille, vrojtuesi i plazhit rrezikon jetën dhe shpëton nënën e fëmijën! Pas 'luftës' me dallgët përfundon në spital
19 Gusht 2021, 16:45
-
Pushuesi hidhet për t’u larë në detin e Spillesë, dëmton qafën dhe mbetet pa ndjenja! Shpëtohet nga roja i plazhit
1 Gusht 2021, 17:01
-
Situata me plehrat në Spille, Landfilli i Sharrës: Përgjegjësi e kreut të Bashkisë Kavajë, refuzoi të jepte sasinë e mbetjeve
13 Korrik 2021, 21:04
-
Merr fund skandali me plehrat në Kavajë, bashkia firmos marrëveshjen me landfillin! Drejtori i Shërbimeve, Hysa për Report Tv: Deri nesër situata është normalizuar
12 Korrik 2021, 12:40
-
Plehrat e Kavajës digjen në Spille, deri tani asnjë përgjegjës! Prokuroria Kavajë ende s’ka identifikuar autorët
9 Korrik 2021, 13:25
-
Retë e zeza të tymit/ Kompanitë dhe njerëzit që fshihen prej 5 vitesh pas plehrave të Kavajës që digjen në Spille, pagesa miliona USD për pastrimin, mbeturinat nëpër fusha
9 Korrik 2021, 10:31
-
Krim i rëndë mjedisor pranë plazhit/ Tonelata mbetjesh në zonën e Spillesë, bashkia Kavajë i hedh plehrat në vendgrumbullime të paligjshme dhe u vë flakën
5 Korrik 2021, 12:28
-
U gjet i pajetë në plazhin e Spillesë, identifikohet 59-vjeçari! Dyshohet se është rrëzuar në grykëderdhjen e Shkumbinit
9 Shkurt 2021, 10:23
-
Ishte larguar nga banesa prej ditësh, gjendet i pajetë në breg të detit 62-vjeçari në Kavajë
8 Shkurt 2021, 15:06