Ushtria europiane, Merkel ndryshon qëndrim: Dakord me idenë e Macron

Ushtria europiane, Merkel ndryshon qëndrim: Dakord me idenë e Macron

Emmanuel Macron dhe Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel mbështet idenë e presidentit francez, Emmanuel Macron, për krijimin e një ushtrie europiane. Macron tha para pak ditësh se BE-së i nevojitet pasja e një ushtrie, krahas asaj të NATO-s. Në një fjalim të mbajtur në Strasburg për të ardhmen e Europës, ajo u shpreh se mbështet propozimin për një ushtri europiane në të ardhmen. Më herët Berlini ishte shprehur kundër kësaj teze, duke e konsideruar si të tepërt dhe se një vendimmarrje e tillë mund të minonte BE-në.

Ne duhet të punojmë për vizionin që një ditë të kemi edhe një ushtri të vërtetë europiane. 

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë

Kishte edhe të tjera tema ku u ndal shefja e qeverisë gjermane. Në fjalimin e saj Merkel preku edhe çështjen e euros duke theksuar, se euro mund të funksionojë si monedhë e përbashkët, vetëm nëse të gjithë i kryejnë detyrimet e tyre.

Në BE është ndezur konflikti me Italinë për buxhetin e qeverisë populiste, që nuk e ndjek kursin e kursimeve. Kancelarja gjermane, theksoi në Strasburg po ashtu, se një BE digjitale do të bëhet, vetëm, nëse përpjekjet globale dështojnë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale