Hamasi konfirmon vdekjen e njërit prej komandantëve më të lartë të grupit palestinez! Kreu i agjencisë së OKB-së në Gaza: Izraeli më ndaloi hyrjen në territorin palestinez

Hamasi konfirmoi se Faiq al-Mabhouh, kreu i operacioneve të shërbimit të sigurisë së brendshme të grupit palestinez, u vra gjatë operacionit izraelit në spitalin Al-Shifa të Gazës, raporton Sky Neës Arabia.

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, tha se Izraeli i kishte ndaluar hyrjen në Rripin e Gazës. Vetë Lazzarini e raportoi këtë duke folur para gazetarëve në Kajro, së bashku me kreun e diplomacisë egjiptiane Sameh Choukri.

Ushtria izraelite konfirmoi se gjatë natës bastisi ndërtesat e spitalit Al-Shifa në Gazë, një operacion që sipas autoriteteve shëndetësore palestineze ka shkaktuar një numër të lartë viktimash. Por sipas trupave izraelite ata janë përballur me të shtëna sapo ishin futur në spital dhe më pas i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri.

“Ne kemi identifikuar se nga cilat zona erdhi sulmi. Trupat tanë po vazhdojnë operimin në zonën e spitalit”, thanë trupat izraelite në deklaratë.

Ata thonë se operacioni u ndërmor pas sigurimit të informacionit që spitali është përdorur si bazë e liderëve të lartë të Hamasit, si dhe duke marrë masat për të shmangur dëmtimin e pacientëve, civilëve, stafit mjekësor dhe pajisjeve mjekësore. SIpas IDF pacientëve të spitalit Al Shifa nuk u është kërkuar të evakuohen.

Ministria e Shëndetësisë së Gazës tha se zjarri shpërtheu në hyrje të kompleksit, dhe komunikimi me stafin e spitalit është i pamundur, ndërsa disa persona u bllokuan brenda njësive të kirurgjisë dhe emergjencës.

Ndërkaq Hamasi akuzoi ushtrinë izraelite se po kryen një tjetër krim, duke shënjestruar ndërtesat e spitalit, pa e vrarë mendjen për pacientët, stafin mjekësor dhe personat e zhvendosur që janë strehuar aty.

Lufta në Gaza e nisur më shumë se 5 muaj më parë, më vdekjeprurësja deri tani, nuk ka shenja të uljes së itensitetit të luftimeve edhe pas nisjes së muajit të ramazanit që palestinezët po e përjetojnë mes krizës humanitare dhe në prag të urisë.

Një tjetër përpjekje për armëpushim ka nisur ndërkohë në Katar ku mediat raportojnë se një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga shefi i Mossad-it, David Barnea, do të mbërrijë për bisedime, ku ata do të ofrojnë një armëpushim gjashtë-javor në këmbim të 40 pengjeve. Kjo fazë e negociatave mund të zgjasë të paktën dy javë, nisur nga vështirësitë që delegatët e huaj të Hamasit të kenë në komunikimin me udhëheqjen e grupit në Gaza.

Ky spital në qytetin e Gazës është një prej qendrave të pakta shëndetësore që kanë mbetur funksionale në enklavën e rrethuar, dhe ushtria izraelite e ka akuzuar që një kohë Hamasin për përdorim të tij si bazë të luftëtarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
Borrell: Marrëveshje për sanksionet kundër Hamasit dhe kolonëve të dhunshëm

1710764149_josepborrell.JPG

Josep Borrell

"Është gjetur një kompromis solid për sanksionet kundër Hamasit dhe kolonëve izraelitë përgjegjës për dhunën në Bregun Perëndimor. Puna teknike do të vazhdojë në ditët në vijim por kemi një marrëveshje politike”.

 Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme Josep Borrell në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të jashtëm të 27-të vendeve të BE-së.

Ora 19:53
Kreu i agjencisë së OKB-së në Gaza: Izraeli më ndaloi hyrjen në territorin palestinez

1710789895_yuktykutyku.JPG

Philippe Lazzarini

Kreu i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), Philippe Lazzarini, tha se Izraeli i kishte ndaluar hyrjen në Rripin e Gazës. Vetë Lazzarini e raportoi këtë duke folur para gazetarëve në Kajro, së bashku me kreun e diplomacisë egjiptiane Sameh Choukri.

Lazzarini tha se ai kishte "planifikuar të shkonte në Rafah" përmes pikës kufitare midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës, por "u informua se hyrja e tij ishte e paautorizuar".

Choukri përsëriti "mbështetjen totale" të Egjiptit për UNRËA, duke denoncuar "vendimet e njëanshme të bazuara në akuza të pabaza".

Ora 19:51
Hamasi konfirmon vdekjen e njërit prej komandantëve më të lartë të grupit palestinez

1710787959_rhrwehrethrethe.JPG

Faiq al-Mabhouh

Hamasi konfirmoi se Faiq al-Mabhouh, kreu i operacioneve të shërbimit të sigurisë së brendshme të grupit palestinez, u vra gjatë operacionit izraelit në spitalin Al-Shifa të Gazës, raporton Sky Neës Arabia.

B.K/K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës