Foto ilustruese
Ushtria izraelite ka vrarë komandantët e Hamasit dhe ka goditur mbi 450 objektiva në Rrip në 24 orët e fundit. Këtë e bëri të ditur zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit ushtarët "morën kontrollin e një kompleksi ushtarak të Hamasit duke vrarë shumë terroristë".
Ndër komandantët e vrarë është Jamal Mussa, "përgjegjës për operacionet e sigurisë speciale të Hamasit. Në vitin 1993 Mussa kreu një sulm me zjarr kundër ushtarëve izraelitë në patrullë në Rripin e Gazës".
Për më tepër, komandantët e Hamasit thuhet se u vranë gjatë betejave në terren.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi lëshon 16 raketa nga Libani! OKB nis një plan të ri ndihme humanitare prej 1.2 miliardë dollarësh për palestinezët









