(EMRAT+ MOSHA) Ushtria izraelite publikon detaje të reja për pengjet në Gaza, 20 prej tyre janë fëmijë

(EMRAT+ MOSHA) Ushtria izraelite publikon detaje të reja për pengjet në Gaza, 20 prej tyre janë fëmijë

1697811080_chgils.jpg

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë lëshuar një deklaratë të re me informacione për 200 pengjet që mbahen aktualisht në Rripin e Gazës. Aty thuhet se më shumë se 20 prej tyre janë fëmijë nën moshën 18 vjeç, nga 10 deri në 20 prej tyre janë mbi 60 vjeç. Sipas raportimit të tyre shumica e pengjeve janë gjallë.

Deklarata e IDF thotë gjithashtu se trupat e pajetë u "morën peng" në Rripin e Gazës pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, raporton BBC.

Më poshtë gjeni historitë e tyre së bashku me moshat përkatëse: 

Ofri, 10, Yuval, 8 dhe Oria Brodutch, 4: Fëmijët ishin në Kfar Aza, një kibutz afër kufirit me Gazën, kur Hamasi sulmoi dhe ata u kapën.

Daphna, 15, dhe Ella Elyakim, 8: Ata u panë në një video të mbajtur në shtëpinë e tyre në kibbutz Nahal Oz nga militantët e Hamasit

Ethan Vahalomy, 12: Adoleshenti u kap kur persona të armatosur hynë në shtëpinë e familjes.

Noam, 15 vjeç dhe Alma Or, 13: Ata u panë nga një fqinj duke u tërhequr zvarrë nga shtëpia e tyre në Kibbutz Be'eri.

Naveh, 8, dhe Yahel Shoham, 3: Së bashku me prindërit e tyre, dy vëllezërit e motrat u rrëmbyen nga shtëpia e tyre në Kibbutz Be'eri.

Noam Avigdori, 12: Së bashku me nënën e saj dhe disa të afërm të tjerë, adoleshentja u mor nga Hamasi.

Ariel, 3, dhe Kfri Bibas, 9-muajshe: Dy fëmijët u fotografuan duke u mbajtur nga nëna e tyre, Shiri Bibas, teksa ishin marrë nga militantët e Hamasit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hamasi liron 2 pengje amerikane, një grua dhe vajzën e saj! Izraeli thotë se janë dhe 20 fëmijë! Guterres: Ndihmat duhet të dërgohen shpejt në Gaza


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?

Simpsons parashikuan kandidaturën e Kamala Harris?