Foto nga tuneli që ndodhet nën spitalin al-Shifa
Ushtria izraelite hodhi në erë një tunel i cili ndodhet nën spitalin Al-Shifa në Gaza këtë mëngjes (24 Nëntor), para fillimit të armëpushimit.
Këtë e raportoi radioja ushtarake. Sipas një zëdhënësi të ushtrisë, Hamasi kishte krijuar "tunel për kryerjen e aktiviteteve terroriste" nën spital.
Ushtria izraelite arrestoi ditën e djeshme (23 Nëntor) drejtorin e spitalit Shifa, Mohammad Abu Salmiya.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Lirohen 25 pengjet e para, 13 izraelitë dhe 12 tajlandezë! Biden: Ky është vetëm fillimi i marrëveshjes! Lirohen 39 të burgosur palestinezë










