Ushtria në aksion/ Ja mesazhi që u është shpërndarë të gjithë qytetarëve që ndodhen prej disa ditësh në radhë (VIDEO)

Forcat e Armatosura kanë nisur një aksion të ri, atë të informimit të qytetarët për situatën që i pret. Me anë të një letre, e cila u është shpërndarë qytetarëve që ndodhen në radhë, ato u bëjnë thirrje që të kthehen në shtëpi, pasi është e pamundur kalimi drejt Greqisë për shkak të masave të marra nga shteti fqinj,. Ato bëjnë me dije se nga nesër do të kalojnë një numër i kufizuar i qytetarëve, të cilët duhet të kenë plotësuar formularin PLF, por edhe rezultatin e testit anti- COVID. Për këtë arsye, ato u bëjnë thirrje që të kthehen në shtëpitë e tyre në Shqipëri.

"Nisur nga situata e krijuar në dalje të Republikës së Shqipërisë, ku qytetarët janë dyndur për të dalë drejt shtetit grek, ju bëjmë thirrje se autoritet greke po zbatojnë masat e ndërrmara nga qeveria greke për parandalimin e përhapjes së pandemisë dhe për këtë arsye është e pamundur që të gjithë këta qytetarë të dalin nga Republika e Shqipërisë gjatë këtyre ditëve pasi nga dita e nesërme do të lejohen të kalojnë vetëm 750 shtetas të pajisur me PLF ndërsa nga data 17 gusht do të lejohen të kalojnë 750 shtetas nga Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë dhe 300 shtetas nga PKK Kapshticë, të cilët përveç PLF duhet të jenë të pajisur edhe me rezultatin e testit negativ për COVID19, ndërsa pika e kalimit do të funksionojë nga ora 06:00-22:00. Ndaj i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të kthehen në banesat e tyre në Shqipëri pasi e kanë të pamundur kalimin drejt Greqisë", shkruhet në letrën që Forcat e Armatosura kanë shpërndarë tek qytetarët në radhë.

Letra që Forcat e Armatosura kanë shpërndarë tek qytetarët në radhë


Lajmi kryesor:

Arrihet marrëveshja! Rama: Sot do të punohet në Kakavijë edhe gjatë natës! Nga nesër kush hyn në Greqi 1 javë në karantinë! Qytetarët: Jemi shumë të gëzuar (VIDEO)


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale