1763038144_luftaneukraine.JPG

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkoi në rajonin e Zaporizhzhias për një takim informues mbi sigurinë me komandën ushtarake.

“Vëmendja kryesore ishte përqendruar te situata operacionale në jug, te detyrat e brigadave dhe regjimenteve, si dhe te masat ushtarake dhe të personelit për të stabilizuar situatën në zonën e Rivnopillyas,” vuri në dukje Zelensky, duke shtuar se “u diskutua gjithashtu forcimi i sektorit të Stepnohirskut me ndërhyrje të inxhinierisë ushtarake dhe evakuimi i civilëve nga zonat e caktuara.”

“Ukraina lindore përfaqëson, pa dyshim, një sfidë të madhe, dhe këtu, në drejtimin e Orikhivit, situata ka qenë gjithmonë e tensionuar,” shkroi Zelensky, duke theksuar se “i gjithë rajoni i Zaporizhzhias dhe qyteti i Zaporizhzhias janë jashtëzakonisht të rëndësishëm.”

 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen: Po i japim Kievit 6 miliardë euro! Zelensky: Vendimi për t'u tërhequr nga Pokrovsk varet nga ushtria