Ushtrimet fizike në mëngjes
ju ndihmojnë të humbisni peshë

Ushtrimet fizike në mëngjes<br />ju ndihmojnë të humbisni peshë
Ju ndoshta përpiqeni shumë që të zgjoheni pas alarmit të orëve të para të mëngjesit dhe të bëni ushtrime fizike përpapa mëngjesit. Ka disa prova që të ushtruarit me një stomak tërësisht bosh, e shtyn trupin të djegë më shumë yndyrë dhe të humbasë më shumë peshë, krahasuar me ushtrimet që mund të bëni në orare të tjera të ditës.
 
Në një studim novator  të 2010,  kërkuesit në Belgjikë, bindën meshkuj në moshë të re që ta fusnin veten  në një dietë 6 mujore që konsistonte në 30% më shumë kalori dhe 50 % më shumë yndyrna  se sa ata kishin ngrënë më parë.  Disa nga vullnetarët preferuan të hanin me babëzi kurse të tjerë filluan një rutinë ushtrimesh pasi kishin ngrënë mëngjesin. Grupi i tretë ndoqi të njëjtën rutinë por pa ngrënë më parë asgjë.
 
Në fund të gjashtë javëve, grupi sedentar që vetëm ushqehej papushim, hipi në mbipeshë dhe u bënë të gjithë të pashëndetshëm. Muskujve të tyre iu shtua yndyrna.
 
Meshkujt që bënin ushtrime pas ngrënies së mëngjesit kishin shtuar gjithashtu kile, rreth tre kile secili dhe kishin patur probleme me insulinën në trup. Ndërsa meshkujt që fillimisht kishin bërë ushtrime  fizike pa ngrënë asgjë, nuk kishin marrë pothuajse asnjë kile tepër dhe niveli i insulinës së tyre ishte normal. Trupat e tyre kishin djegur më shumë yndyrë gjatë ditës se sa ata të grupit të parë e të dytë.
 
Sigurisht që ushtrimet që në orët e para të mëngjesit ndaluan rritjen në peshë, e cila nuk është e njëjta gjë si të nxisësh rënien në peshë.

“Strategjia optimale për të parandaluar shtimin në peshë është kombinimi i një diete të balancuar me një stil jete aktiv”, thotë Peter Hespel, një nga profesorët në qendrën e kërkimeve për shëndetin në Belgjikë.


 Redaksia Online
(Alt.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 23.4 kg heroinë e marijuanë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë