Ushtruan dhunë fizike dhe psikogjike në familje, 2 të arrestuar në Divjakë dhe Fier

Ushtruan dhunë fizike dhe psikogjike në familje, 2 të arrestuar në Divjakë dhe Fier

Foto ilustruese

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në familje. Një 21-vjeçar është arrestuar këtë të premte nga policia në Divjakë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj vëllait të tij.

Sipas të dhënave të policisë mësohet se në pranga ka rënë 21 vjeçari Renato Lako, banues në Çermë e Sipërme, në Divjakë pasi ka dhunuar për motive të dobëta psikologjikisht dhe fizikisht vëllanë e tij, shtetasin me inicialet N.L, 34 vjeç në banesën ku ata jetonin.

Ndërkohë, policia e Fierit ka arrestuar këtë të premte edhe një 37 vjeçar, Sulo Hoxha banues në Fier, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit me inicialet F.S, 73 vjeç.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin: R.L, 21 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht vëllanë e tij, shtetasin N.L, 34 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a i Kodit Penal.

Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasin: E.S, 37 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit F.S, 73 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë