TIRANË- Në vijmë të punës për “goditjen” e njërës prej plagëve më të mëdha në shoqërinë shqiptare, dhunën, policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona.
Për shkak të dhunës psikologjike dhe fizike të ushtruar ndaj ish-bashkëshortes në mënyrë sistematike, policia ka vënë në pranga 25-vjearin, Sh.R.
Është ndaluar R. C(M), 22 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna ne familje”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim.
Në pranga është vënë edhe shtetasit L. L., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.