Për të garantuar standartin e cilësisë, Universiteti i Tiranës nënshkroi sot një memorandum bashkëpunimi me Zyrën e të Drejtës së Autorit. Ky bashkëpunim është cilësuar nga të dyja palët si tepër i rëndësishëm, pasi do të kontribuojë në luftën ndaj piraterisë. Marrëveshja u firmos nga rektori i Ut-së Dhori Kule dhe Drejtori i Zyrës së të Drejtës së Autorit, Evien Dako. Sipas rektorit të universitetit të Tiranës kjo marrëveshja do të kontribuojë në standartin e cilësisë së universitetit.
Ndërsa për Drejtorin e Zyrës së të drejtës së Autorit, Evien Dako, ky bashkëpunim do të ndihmojë në shmangien e fenomenit të piraterisë, i cili sipas tij ka evoluar së tepërmi në ditët e sotme.
Memorandumi i bashkëpunimit, ka si qëllim jo vetëm njohjen e strukturave të universitetit me kuadrin ligjor, por edhe sensibilizimin e brezave mbi të drejtën e autorit.
Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO