Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë 
që ngjitet në Everest/FOTO

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë <br />që ngjitet në Everest/FOTO
Uta Ibrahimi është e para femër shqiptare që ngjitet në "çatinë e botës", malin Everest në Himalaje. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Uta Ibahimi, ka vendosur flamurin shqiptar dhe të Kosovës në Everest.

Mbërritjen e saj në Everest e ka bërë publike kryetari i shoqatës së alpinistëve “Dajti Alpino Turistike”, Xhimi Begeja.

Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, Begeja shkruan se Uta Ibrahimi rreth orës 05:05 të mëngjesit ka mposhtur majën e Everestit. Begeja thekson gjithashtu se po sot Everesti i ka marrë jetën katër alpinistëve, ndërsa Uta ia doli ta mposhtë atë.

“Miq e dashamirës, alpiniste e bjeshkatare të mbare Trevave Shqiptare, sot ne te gdhire te dt 22 maj 2017 ora 05:05, ajo (Uta Ibrahimi) e mposhti Everestin, ku sot ai mori jetën e 4 alpinisteve nga bota.

Ajo nuk u tërhoq nga moti keq, por e gjunjëzoi malin vrasës me mësymjen e dyte. Ajo për 15 min e ka Boten nen këmbët e saj”,
shkroi Begeja.
uta ibrahimi
(Uta Ibrahimi në majën 8 848 m në Everest)

Everest është maja më e lartë në vargmalet e Himalajës dhe pika më e lartë mbidetare në botë. Ajo është e lartë 8.848 metra.

Nazmi Hasanramaj e Arineta Mula janë dy alpinistët e tjerë të cilët synojnë të arrijnë majën më të lartë të Everestit.

Uta Ibrahimi u stërvit për rreth 2 muaj për të ngjitur malin Everest. Në një intervistë për Shqiptarja.com në muajin mars të këtij viti, Uta u shpreh se për të kjo ishte një ëndërr e bërë realitet. 

Ajo i bashkohet kështu shqiptarit tjetër që ka ngjitur Everestin, Gjergji Bojaxhiu. 

Kush është alpinisja shqiptare Uta Ibrahimi
Uta Ibrahimi është e para alpiniste shqiptare nga Kosova që ngjitet në majën më lartë të botës, Everest.

Ajo është gjithashtu nga më të rrallat femra në botë që ia doli të sfidojë çatinë e botës.

Uta u prezantua tre muaj më parë nga trajneri Xhimi Begeja. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv