Myrto Uzuni ka realizuar golin e parë në karrierë në La Liga. Beratisi i kombëtares ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 2-6 të Granada-s kundër Mallorca-s, ku aktivizohet një tjetër shqiptar si Vedat Muriqi, i cili luan për Kosovën.
Myrto Uzuni hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 62, ndërsa në të 78 shënoi golin e pestë për Granada-n.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme për ekipin e sulmuesit shqiptar, pasi Granda lufton për mbijetesë. Me këtë 3 pikësh Granda ka parakaluar Mallorca-n dhe është në vendin e 16, me 2 pikë më shumë se zona e ftohtë.
Komento