Vëllai i kryeministrit, drejtor i Byrosë së Sigurimeve

Vëllai i kryeministrit, drejtor i Byrosë së Sigurimeve
Gani Thaçi, vëllai i Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi nga pozita e zëvendësdrejtorit të Shoqatës së Kompanive të Sigurimeve është emruar Drejtor Ekzekutiv i Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS).

Rrahim Pacolli, vëllai i zëvendës Kryeministrit Behgjet Pacolli, tani kryetar i bordit të BKS-së, ka thënë për Gazetën Jeta në Kosovë se Gani Thaçi i plotësonte të gjitha kriteret për pozitën e kryetarit.

Tri vitet përvojë menaxheriale si zëvendës drejtor, Gani Thaçi, njêri ndër dymbëdhjetë kandidatët për këtë pozitë dhe sukseset e tija e bënë favorit në konkursin e hapur më 29 shkurt e të mbyllur më 6 mars.

“Ka pasur edhe kandidatë që kanë pasur më shumë vite përvojë pune. Përvoja e tyre ishte jashtë kompanive të sigurimeve”, ka thënë Pacolli, njofton gazeta JNK.
Thaçi në këtë vend pune do të paguhet afër 4 mijë euro në muaj.
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Suedia do të vendosë tanke Leopard 2 në Letoni

Suedia do të vendosë tanke Leopard 2 në Letoni