Vëzhgim/ Fëmijët nuk
preferojnë perimet

Vëzhgim/ Fëmijët nuk<br />preferojnë perimet
Një “betejë” e vërtetë është ajo që ndodh çdo drekë apo darkë në tavolinën e ngrënies me fëmijët.
 
Vështirësia më e madhe është t’i bindësh të hanë fruta dhe perime, sepse është shumë e komplikuar që t’u shpjegosh disa rregulla bazike të të ushqyerit në mënyrë të shëndetshme.
 
Në fakt, kur vjen puna tek rregullat, aty çalon pak puna, por nëse mendoni për një çast të gjithë të mirat që vijnë nga ushqimi i shëndetshëm, duhet që t’i rimendoni.
 
Fëmijët do të jenë më energjikë, do të jenë më të fortë si fizikisht dhe psikologjikisht, do të kenë një stil jetese më të mirë dhe do të jenë më të suksesshëm nëse hanë shëndetshëm.
 
Sigurisht, është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u bërë. Sapo je kthyer nga puna, je lodhur dhe gjithçka që do është të mos grindesh me fëmijën që s’po ha spinaqin. Por pikërisht në këtë moment duhet treguar vendosmëri dhe të mos bëni pazare duke bërë që t’iu bindin që të zëvendësoni sallatën e karrotat me ëmbëlsira e patatina.
 
Por, sigurisht, nëse ushqeheni shëndetshëm edhe fëmija juaj do të ushqehet shëndetshëm e nëse keni probleme me obezitetin, ka shumë gjasa që edhe fëmija juaj të jetë obez.
 
Dhe në fakt ata që vuajnë nga obeziteti nuk janë të paktë në numër. Një studim i vitit 2013 i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik thotë se 21.5% e fëmijëve shqiptarë të moshës 7-10 vjeç janë mbipeshë dhe 7.7% janë obezë, nga ku 65% jetojnë në zona urbane dhe 35% në ato rurale: çfarë do të thotë se 1 në 4 fëmijë obezë jeton në fshat dhe 3 nga 4 jetojnë në qytet.
 
Kjo përqindje e obezitetit tek fëmijët shqiptarë është alarmuese, jo vetëm për problemet e shumta që shkakton, si obeziteti dhe sëmundje të tjera kardiovaskolare, por edhe sepse obeziteti dhe mbipesha janë tregues i një shoqërie të pashëndetshme. Ndaj dhe është shumë e rëndësishme që prindërit t’u edukojnë fëmijëve kulturën e ushqimit të shëndetshëm, duke i bërë ata pjesë të ekipit të frutave dhe perimeve.
 
Sipas një vëzhgimi të kryer nga ATSH, fëmijët nuk preferojnë të ushqehen shëndetshëm duke përdorur perimet, por sytë i kanë tek ëmbëlsirat, patatinat e ushqimi i shpejtë.
 
Ndërkaq, studimet  kanë treguar se mënyra më e mirë është që edukimi të nisë herët, që në barkun e nënës, pasi zakonet e të ushqyerit transmetohen herët. Kërkimet kanë treguar se nëse nëna konsumon perime, fëmija ka shumë gjasa që t’i konsumojë ato më me lehtësi dhe në një varietet më të gjerë.
 
Ndërkohë që në një moshë më të rritur, fëmijët duhet të përfshihen sa më shumë në përgatitjen e ushqimit: që nga blerja e produkteve deri tek gatimi.


Marrë nga ATSH


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje