TIRANE - E ardhmja europiane e shqiptarëve po vihet në pikëpyetje nga zvarritja e mëtejshme e procesit të reformës zgjedhore. Ky është qëndrimi i koalicionit të vëzhguesve vendorë.
Ky koalicion u kërkon partive politike dhe Komisionit që në këtë proces të shkonte përtej objektivit të punës së tij, si edhe përtej interesave të ngushta të partive, për t’i dhënë një dimension dhe zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse problemit të zgjedhjeve problematike dhe të keqmenaxhimit të tyre nga partitë politike, duke marrë në shqyrtim përveç të tjerash, sistemin zgjedhor, administrimin jopolitik, përdorimin e teknologjisë, etj, me synim të vetëm zbatimin me korrektësi të ligjit, funksionimin dhe konsolidimin e institucioneve të pavarura, si dhe kthimin e besimit të qytetarëve në këtë proces.
KVV shprehet mjaft i shqetësuar për dështimin e këtij procesi shumë të rëndësishëm, si dhe për mungesën e thellë të besimit dhe bashkëpunimit që ende mbizotëron midis dy forcave kryesore të politikës.
Vëzhguesit vendorë i kërkojnë kryeministrit Berisha dhe liderit te opozitës, Edi Rama që të takohen në mënyrë që t’i jepet sa më shumë kohë në dispozicion institucioneve përgjegjëse për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Zvarritja e mëtejshme e reformës do të prodhojë sërish një proces të minutave të fundit, ku përmbushja e standarteve të kërkuara për një vend anëtar të NATO-s dhe aspirant për në BE, do të jetë shqetësimi dhe problemi më i vogël, duke rrezikuar seriozisht fatin europian të popullit shqiptar, pavarësisht nëse rezultati i dalë nga zgjedhjet e ardhshme do të pranohet apo jo nga dy forcat e mëdha politike.”- theksohet në deklaratën e vëzhguesve vendorë.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com