Vaji i ullirit, aleati më i mirë
kundër sëmundjeve

Vaji i ullirit, aleati më i mirë<br />kundër sëmundjeve
Vaji i ullirit është aleati më i mirë i njeriut kundër sëmundjeve dhe renditet i pari në listë nga dhjetë ushqimet më të shëndetshme për organizmin e njeriut. Për këtë shkak e quajnë “ari i lëngshëm”.

Lëngu natyral i vajit të ullirit është eliksir i shëndetit dhe jetëgjatësisë.

Njerëzit që jetojnë në vendet bregdetare,e që kanë përdorur  vajin e ullirit në ushqimet e veta, rezultojnë të kenë patur më pak probleme kardiovaskulare, të hemoragjisë në tru apo sëmundje malinje në organet e tretjes, gjë që e kanë vërtetuar edhe shumë hulumtime.

Sot në Spanjë përdoren disa përbërës të vajit të ullirit për të lyer bukën e që janë të dobishme kundër plakjes.

Vaji i ullirit përmban një element yndyror  lecitin, polifenol dhe vitamina A, D, E dhe K.
Hulumtimi i ekspertëve nga Universiteti i Filadelfias ka treguar se vaji i ullirit përmban përbërës të njëjtë si edhe brufeni, përafërsisht si ibuprufen, që do të thotë se doza ditore e vajit të ullirit do të ndihmonte tek të sëmurët me reumë dhe sëmundje të zemrës, si dhe do të ndihmonte në dhimbje të ndryshme.

Vaji më i mirë për tu përdorur është  "ekstra i virgjër", i cili bëhet para se të bluhen ullinjtë në mulli apo të shtrydhën. Përdorimi më i volitshëm i tij është kur e hedhim nëpër sallata dhe perime, ku edhe realizohet efekti i tij i plotë, ndërsa kur përdoret për skuqje efekti i tij vjen e zvogëlohet. Këshillohet që të përdoret sa më shumë në ushqim për të rritur dhe fëmijë.

Vaji i ullirit ndikon në zvogëlimin e mbledhjes së kolesterolit dhe rregullon marrëdhënien LDL dhe HDL të yndyrës duke çuar kështu tek shumimi i yndyrës së ‘mirë’ (HDL) ndërsa zvogëlon yndyrën e ‘keqe’ (LDL).

Mbron zemrën dhe trurin: Vaji i ullirit zvogëlon mundësinë e të sëmurit nga kanceri i zorrëve dhe gjirit. Femrat që përdorin vaj  ulliri, kanë 45 % më shumë mbrojtje ndaj kancerit të gjirit.

Në vende bregdetare ku konsumimi i vajit të ullirit është më i madh, janë shumë më të ulëta paraqitjet e disa llojeve të kancerit, duke përfshirë këtu kancerin e gjirit, vezoreve dhe gjëndrave.

Ndihmon në tretje: Tretet lehtë dhe ka rol mbrojtës në traktin digjestiv. Lukthi i njeriut  e pranon shumë më lehtë vajin e ullirit nëse e krahasojmë me yndyra të tjera. Ndikon shumë mirë në organet e tretjes. Ndihmon tek gastriti. Rregullon enzimat e pankreasit dhe parandalon formimin e gurëve në kanalet e tëmthit. Parandalon yndyrën në mëlçi. (asteatoza).

Diabeti: Zvogëlon rrezikun e të sëmurit nga diabeti dhe i ndihmon të sëmurët nga diabeti që përdorin insulinë në lehtësimin e komplikacioneve të mundshme
Dobësim: Ndikon në ndarje të barabartë dhe në humbje të shtresave të yndyrshme.

I dobishëm edhe në kozmetikë: Përdoret si përbërës i rëndësishëm në preparatet kozmetike, të cilat kanë për qëllim ruajtjen nga dielli, mirëmbajtjen e lëkurës së thatë, heqjen e shenjave nga djegia. Vaji i ullirit është përbërës antiaging (kundër plakjes) i shkëlqyeshëm i cili ju ofron jetëgjatësi. Është shumë i mirë për lëkurën tuaj, ndërsa flokët i bën të shkëlqyeshëm dhe të mahnitshëm.

Vaji i ullirit mundëson edhe mbrojtje nga helmimi. Gjithashtu ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të muskujve, nëse aplikohet në zonat ku ndjehet dhimbje muskulare. Ndikon edhe në hemorroide, sëmundjet e lëkurës, ekzemat, psoriazën dhe infeksione kërpudhale duke përfshirë edhe likenet.

(b.t/shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj