Në qoftë se jeni duke pyetur veten pse lista juaj me ushqime dietike nuk është duke funksionuar, mendoni se mund të jeni duke përdorur listën e gabuar. Ju mund të jeni duke përdorur listën e “grackës” dhe kjo listë përfshin ushqime të tilla si: vaj ulliri, lëngu i mishit të pulës, biskota me yndyrë të ulët, fruta të thata etj. Janë pikërisht këto ushqime të cilat nuk duhet t’i përfshini në listën tuaj dietike.
 
Një mjeke dietike tha se frutat kanë vitamina dhe minerale, por ato gjithashtu kanë dhe shumë sheqer. Disa prej tyre kanë më shumë sheqer edhe se pijet e gazuara. Për shembull, mango ka 15.7 gram sheqer në 100 ml, kurse coca – cola 10.6 gram në 100 ml, çka i bie 50 % më shumë.
 
Mjekja rekomandon ata persona që duan të humbasin peshë, duhet të hanë një mëngjes me ushqime që përmbajnë proteina të larta; të tilla janë vezët. Ajo gjithashtu rekomandon edhe një dietë që përmban shumë fruta dhe perime dhe sugjeroi njerëzit që të mbajnë me vehte një shishe uji.

(v.gj/shqiptarja.com)