ARABIA SAUDITE - Një vjedhje e bujshme ka ndodhur në Arabinë Saudite, ku është përfshirë një vajzë vetëm 6 vjeçe dhe dy gra të mbuluara me perçe.

Në bashkëpunim ato kanë mundur të vjedhin mbi 100 mijë euro. Skema ka qenë e menduar mirë: Dy gratë do të çorientonin shitësin, ndërsa vogëlushja do të kryente vjedhjen.

Siç shihet dhe në video, në një moment kur shitësi po merrej me gratë, vajza futet poshtë banakut dhe i drejtohet arkës së dyqanit duke marrë prej andej një shumë të konsiderueshme prej 100 mijë euro.

Ndërkohë që pas grabitjes dy gratë me perçe dhe vajza 6 vjeçare largohen me qetësi nga argjendaria me shumën e vjedhur, pa u pikasur nga shitësi që nuk e kuptoi në asnjë moment se po grabitej.

Grabitja mundi t'i shpëtonte syrit të shitësit por jo kamerës së sigurisë të vendosur në argjendari që arriti të filmonte çdo moment me detaje të grabitjes.

Por ajo që do të jetë e vështirë është identifikimi i dy grave të mbuluara me perçe dhe të përfshira në grabitje si bashkëpuntore.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)