Edhe pse e vogël ajo po ecën me hapa të sigurt drejt suksesit! Bëhet fjalë për vajzën e balerinit të njohur Ilir Shaqirit, i cili tashmë është një nga shqiptarët e suksesshëm ndërkombëtarisht.  Emily Shaqirit duket se ka trashëguar talentin artistik të të atit.  Ajo është protagonistja e grupit "Miracle Tunes",  seritë e këtij grupi artistik po shfaqen edhe në Mediaset.

Emily në këtë seri televizive luan rolin e një luftëtareje, e cila synon të shpëtojë botën nga e keqja dhe ligësitë përmes kërcimit, këngës dhe muzikës. Për ta realizuar këtë mision, Emily bashkë me dy pjesëtaret e tjera të grupit përdorin fuqinë e gurëve të çmuar të muzikës.

"Miracle Tunes" ka krijuar mijëra fansa në radhët e adoleshentëve dhe të rriturve në Itali dhe Evropë, që prej ditës së parë kur ato u shfaqën në transmetimet televizive në Itali.

2/2