BUTRINT- Chelsea Clinton, vajza e ish- presidentit të 40-të të SHBA-ve, Bill Clinton, ka vizituar sot Parkun Kombëtar të Butrintit, së bashku me bashkëshortin Marc Mezvinsky, me profesion bankier. E veshur sportive, me një kapele të thjeshtë të kokë, Chelsea e shoqëruar nga Lordi Rothschild, është njohur më historine mijëravjeçare të Butrintit nga drejtori i parkut, Rajmond Kola.
Në vizitën e saj për gati 2 orë në Parkun Kombëtar të Butrintit, Chelsea Clinton ka treguar interes për gërmimet arkeologjike.
Por në këtë vizitë të saj, vajza e ish-presidentit nuk ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare për të shoqëruar.
Parku Kombëtar i Butrintit ditët e fundit është bërë mjaft i vizitueshëm. Vetëm gjatë ditës së djeshme (10 gusht), Butrinti u vizitua nga 1500 vizitorë, shifër rekord. Butrinti, ose me emrin e lashtë Buthrotum, shtrihet në jugperëndim të Shqipërisë, 20 km në jug të Sarandës. Qyteti i lashtë zë pjesën kryesore të kodrës që lagej nga kanali Vivari, një rrugë e ngushtë ujore, që sot lidh Korfuzin, 4 km në perëndim të Butrintit, me liqenin e brendshëm me ujë të kripur.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com