Ndërsa Kryeministri Edi Rama është larguar drejt Tiranës, Ivanka Trump vijon vizitën e saj në ditën e tretë në Shqipëri. Sipas burimeve, ajo është drejtuar këtë të enjte drejt zonës së Zvërnecit, një nga pikat me interes të veçantë natyror dhe turistik në jug të vendit. Vizita e saj po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të ketë ndalesa të tjera apo takime gjatë ditës.

Një natë më parë Ivanka Trump dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë takuan kryeministrin Edi Rama në një kompleks në Vlorë. Pas darkës, Ivanka Trump u largua me automjet së bashku me kryeministrin në drejtim të Orikumit, ku darkuan në një tjetër restorant. Gjatë lëvizjeve të saj në qytet, është zbatuar një strategji sigurie e rrallë për Vlorën: ndërrimi i automjetit në çdo ndalesë.

Kjo masë, sipas burimeve, është marrë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm dhe për të mos krijuar një itinerar të parashikueshëm, duke treguar nivel të lartë sigurie dhe diskrecioni. Vizita e Ivankës dhe bashkëshortit të saj Jared Kushner lidhen drejtpërdrejtë me projektet e pritshme zhvillimore në qytet dhe zonat përreth, me theks të veçantë në Zvërnec dhe Ishullin e Sazanit, të konsideruara si zona me potencial të lartë strategjik dhe turistik.


Lajmi kryesor:

Zbulohet çfarë konsumoi Ivanka Trump në darkën me Kryeministrin Rama, pronari i 'Bojo Resort' për Report Tv: Vajza e Presidentit amerikan, e thjeshtë, jashtë çdo formaliteti