Johnny Depp është një nga aktorët Hollywoodian me karrierë historike dhe pritej që vajza e tij do të ndiqte gjurmët e të atit.

Aktori e ka mbajtur gjithmonë larg syve të publikut vajzën e tij adoleshente Lily-Rose Depp.

The Hollywood Reporter ka deklaruar që 15-vjeçarja po jep kontributin e saj në filmin Yoga Hosers.

lily rose depp

Drejtori i filmit Kevin Smith ka përfshirë në xhirime edhe vajzën e tij 15-vjeçare Harley Quinn Smith përkrah Lily Rose.

Dy vajzat njihen me njëra tjetrën që nga shkolla dhe kontributi i parë i tyre ka qenë si personazhe të ngrira në filmin Tusks të Kevin Smith.

Filmi është i zhanerit komik dhe do të jetë i përfunduar me 15 qershor të vitit 2015.
Redaksia Online                          
(g.m/shqiptarja.com)