Vajza e Tolstoit, e magjepsur
pas Aleksandër Moisiut

Vajza e Tolstoit, e magjepsur<br />pas Aleksandër Moisiut
VAJZA E MBESA E TOLSTOIT TEK MOISI-TЁ NЁ VJENЁ

Nё prill tё vitit 1925 me ftesё tё Aleksandёr dhe Johanna Moisiut, erdhi nё Vjenё vajza e madhe e shkrimtarit rus me famё botёrore Leon Tolstoi, Tatjana Lëoëna sё bashku me vajzёn e saj Tanja. Kjo vizitё pati jehonё tё madhe nё tё gjitha qarqet intelektuale dhe u komentua shumё nga shtypi i kohёs. Po sjell këtu njё shkrim tё kohës qё i bёri jehonё kёsaj vizite si dhe komentet mbi thashethemet qё ishin pёrhapur nё Vjenё mbi jetёn dhe vitet e fundit tё Tolstoit.
 
Mikёpritja qё ndёrkohe kontesha Tatjana Lëoëna Tolstoj po shijon nё Vjenё, nuk ёshtё pёr tё falenderuar nё as mё tё voglen pjesё, interpretuesin gjenial tё krijesave tё Tolstoit, Aleksandёr Moisi. Shumё kohё mё  parё (se ajo te njihej me Moisiun) Tolstoi ishte i njohur pёr skenat Vjeneze me pjesёt “Ana Karenina”, “Fuqia e errёsirёs”, “Kufoma e gjallё”, “Njё dritё ndriçon nё errёsirё”, por nё vitet e fundit me siguri ishte Moisiu ai qё solli shumё drama tё Tolstoit e sidomos nёpёrmes personifikimit nё vehten e tij tё rolit mё tё shkёlqyer, atё tё Fedias me Trupën Schiëoi e personazhin e punёtorit mjeshtёr nё pjesёn “Fajtor pёr gjithçka”.

Moisiu dhe gruaja e tij zonja Terëin – Moisi, sollёn nё Vjenё jo vetёm anёn artistike tё “Çёshtjes Tolstoi”, por edhe ndёrtuan personalisht me familjen Tolstoi njё mardhёnie tё fortё miqёsore. Vetё Moisiu pas lufte, ishte mё i njohuri artist jo rus qё aktroi nё Moskё i cili si i huaj i solli Fedjan rusёve e qё publikut rus i pelqeu mё shumё se vetё aktorёt vendas. E  mrekulluar nga njё interpretim i tillё, vajza e madhe e Tolstoit Tatjana Lëoëna e cila jetonte nё Moskё, vendosi njё lidhje tё ngushtё miqёsore me çiftin Moisiu. Ashtu si Aleksandri edhe Johanna Terëin gjatё kohёs qё kaluan nё Moskё ishin miqtё e vajzёs sё Tolstoit,  kёshtu qё edhe kjo sё bashku me tё bijёn qёndruan si miq nё vilёn e Moisiut nё Vjenё.

E bija  e shkrimtarit tё madh nga Jasnaja Boljana, gjatё njё fjalimi qё mbajti nё gjuhёn franceze nё njё auditor nё Vjenё, i bёri tё njohur dёgjuesve tё vertetat mbi vitet e fundit tё jetёs sё Tolstoit dhe fundin tragjik tё tij. Deri atёherё qarkullonin shumё thashetheme mbi jetёn e babait tё saj si dhe pёr dramёn “Njё dritё qё vjen nga errёsira” tё cilёn ajo vetё e ka lejuar qё tё pёrpunohet nga Moisiu nё gjuhёn gjermane.

Kjo natё e famёshme (15 prill 1925) u ndoq jo vetёm nga qindra simpatizantё tё shoqatёs kulturore tё Tolstoit, e cila u krijua nga inxhinieri amerikan Onberbond para disa vjetёsh, ku u mbajtёn disa fjalime dhe referate mbi vlerat e Tolstoit, por u pershёndet nga e gjithё elita e shkrimtarёve dhe letrarëve tё Vjenёs.
 
MOISIU NJЁ PUNЁTOR I PALODHUR

Vajza e Tolstoit dhe pёrshtypjet e mendimet e saj pёr aktorin e madh, mikun e familjes Tolstoi,  Aleksandёr Moisiun.
 
Kёtu po pёrpiqem tё sjell njё pёrshtatje nё shqip nga ky vlerёsim: “Aleksandёr Moisiu, të cilin kam privilegjin ta njoh jo vetёm në skenë, por edhe personalisht, i gëzon të gjithë elementët që formojnë një artist të madh. Ai ёshtё një natyrë shumё fisnike dhe ka një shpirt të pastёr e të ndjeshёm. Moisiu e dashuron sinqerisht artin e tij.

Tek  Moisiu,  ёshtё zëri i tij i bukur, shpirti i tij i madh dhe talentin i tij, qё transmetojnё tek ne momente të veçanta emocionale. Por që vepra e tij të jetë  e kompletuar, atij i është dashur tё bёjё një punë tepër tё madhe. "Të qenit Gjeni- do tё thotё durim", ka thënë një burrë i shquar, francez. .....Po, durimi është suksesi. ....I dashuruar me artin e tij, Moisiu ka pёrfeksionuar teknikën e këtij arti në një shkallë të pakrahasueshme.

Kur e shihni duke intepretuar një personazh në skenë, ju nuk pyesni veten nëse ai luan mirë apo keq. Ai i personifikon aq shumë herojt e tij, sa qё ju bёn  tё pёrjetoni me to emocionet që ai transmeton. Çdo njeri pyet veten, si mundet qё ai të jetë sa mbret aq edhe endacak, sa shёnjtor aq edhe bandit dhe është kurdoherё i mrekullueshёm?

Kur ju e shihni atё duke luajtur në pjesën e babait tim, "Kufoma e gjallë", nё personazhin e Fedjas, i cili jep jetën pёr të miren e popullit tё vet, jeni  i prekur thellësisht në zemrën tuaj nga kjo sakrificë. Ju shihni tek ky personazh karakterin e ndrojtur dhe të brishtë nga njëra anë dhe atё krenar e të papërkulur nga ana tjetёr, i cili pastaj bën sakrificёn mё tё madhe tё jetës sё tij në mënyrë kaq të thjeshtë dhe kaq fisnike.

Dhe ju kuptoni menjёherё se po ju bënin moral pёr qёllimin e mirё tё  kësaj sakrifice. Arti i madh e i vërtetë, është arti ndërkombëtar. Pёr kёtё, duhen harruar të gjitha konfliktet pёr kombësinë, pёr klasën shoqёrore dhe perkatёsinё politike. Dhe është meritë e Moisiut që nepёrmjet artit tё tij, pajtoi shtresat e ndryshme sociale, qё patёn tё njëjtёn ndjenjё të perbashkët admirimi e vlerësimi për artin e tij prej gjeniu.”

Moisiu ne rolin e Fedjas skice e Orlik me logo
(Në foto: Moisiu ne rolin e Fedjas skice e Orlik)

Shkrimi me vlerësimet e Tatiana Tolstoit Për Moisiun me logo
(Në foto: Shkrimi me vlerësimet e Tatiana Tolstoit Për Moisiun)

Një pjesë nga shtypi VJenez për vizitën e familjes së Tolstoit në Vjenë 1925 në foto moisiu me Vajzën dhe mbesën e Tolstoit me logo
(Në foto: Një pjesë nga shtypi vjenez për vizitën e familjes së Tolstoit në Vjenë 1925. Në foto: Moisiu me vajzën dhe mbesën e Tolstoit)

Shkrimi u botua sot në suplementin "Rilindasi" në gazetën "Shqiptarja.com" (print) 08.09.2013
 
Redaksia online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024