Vajza e vogël refuzon të bëjë foto
me të, Monika zbulon arsyen

Vajza e vogël refuzon të bëjë foto<br />me të, Monika zbulon arsyen
Zv.kryetarja e LSI njëherësh dhe bashkëshortja e presidentit të zgjedhur Ilir Metam, Monika Kryemadhi është shumë aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here poston foto të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
 
Por sot postimi i saj i fundit ka tërhequr vëmendje për një arsye të rëndësishme. Vajza e saj e vogël, Era ka refuzuar që të bëjë një foto me mamanë e saj.
 
Për këtë gjë Monika Kryemadhi zgjodhi të bënte një foto me komshiun e saj të ardhshëm, Olti Currin. Në statusin e saj, Monika shkruan se vajza e saj tashmë është rritur dhe do të ketë privatësinë e saj.
 
“Miremengjes.Qoftë një ditë e dielltë dhe e mbushur me gëzim për të gjithë. Nisa të bëj një foto me Erën, vajzen time të vogël, që sot do e shoqëroj në festën qe organizon shkolla e saj. Për herë të parë ajo nuk donte të shfaqej me mua në Facebook, pa më dhënë shumë arsye. U desh një mëngjes i bukur si ky për të kuptuar që edhe më e vogla e familjes, e përkëdhelura e të gjithëve tashmë është rritur dhe do të ketë privatësinë e saj. Kështu që, bëra një foto me komshiun e ardhshëm.@olticurri”,-ky është statusi i Monikës.


Monika Kryemadhi
(Postimi i Monika Kryemadhit)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal