Abbie Kinnard është vajza 8 vjeçare Amerikane e cila është dërguar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spital pas pickimit nga një merimangë vdekjeprurëse.
Merimanga e njohur si ‘e vetmuarja kafe’ është një ndër dy më të rrezikshmet pas vejushës së zezë.
Insekti qëndronte në tavanin e banjos dhe në momentin që vajza është gjendur brenda, ka rënë mbi të dhe e ka pickuar në dorën e majtë.
Si pasojë e pickimit asaj i është formuar një vrimë gjigande e diagnostikuar si nekrozë e lëkurës që kërkon nërhyrje të menjëhershme operimi.
Fatmirësisht vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Familja ka thërritur një ekspert për të berë dezinfektimin e insekteve nga ku rezultoi se në shtëpi ndodheshin edhe dy të tjera , pikërisht në dhomën e gjumit të vajzës.
Sipas tij ato fshiheshin në lodra, në hapsira mobiljesh apo në veshje të ndryshme dhe qëndrimi në atë dhomë është vërtet rrezik deri në momentin e dezinfektimit.
Mamaja u shpreh se Abbie është treguar e fortë këtë situatë por ndihet e tmerruar të kthehet sërisht në shtëpi.
Vogëlushja do të qëndrojë në spital dhe për të paktën 4 ditë të tjera nën trajtitimin e antibiotikëve deri në pastrimin e plotë të dhomës së saj të gjumit.
Merimangat e vetmuara kafe me origjinë Amerikano Veriore kanë helm vdekjeprurës dhe kanë prekur jo pak moshat e reja kohët e fundit.

( Pasojat e pickimit)
Redaksia Online
K.M/ Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com