Ekskluzive/ 'O marr atë o vetëflijohem!’ Babai i 14 vjeçares që u martua me 35 vjeçarin flet për ‘Pa Gjurmë’: Ma rrëmbeu, e pranova nga e keqja

Vajza e tij ishte 13 vjeçe kur u rrëmbye nga 35 vjeçari për t’u martuar më pas me këtë të fundit. Kështu tregon babai i vajzës, sot 14 vjeçe në një intervistë ekskluzive për emisionin “Pa Gjurmë” moderuar nga Odeta Dume në Report Tv.

Babai i vajzës që tashmë është 14 vjeçare rrëfeu për ‘Pa Gjurmë’, se e bija e kishte paralajmëruar se do të vetëflijohej nëse tentonte ta merrte nga shtëpia e prindërve të 35 vjeçarit i cili tashmë ndodhet i arrestuar nën akuzën se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. 

Më të tjerash ai tha se askush nga ana e familjarëve të dhëndrit 35 vjeçar nuk e kishte njoftuar për dasmën që do të bëhej në 27 gusht të vitit të kaluar. Babai i të miturës u shpreh se prindërit e dhëndrit, nuk e kishin telefonuar për asnjë moment as për t’i treguar kur vajza e tij kishte qenë në spital në gjendje agonie.

Biseda telefonike mes moderatores dhe babait të 14 vjeçares:

Babai i 14-vjeçares: Ata thanë: “14-vjeçare”, është rrëmbyer 13 vjeçe vajza më 15 mars 2023. Është e datëlindjes 28 shkurt 2010.

Odeta Dume: Po si u rrëmbye?

Babai i 14-vjeçares: E di ai që e rrëmbeu se si e rrëmbeu. I kam thënë disa herë: “Ma lejo vajzën”, “e di unë” ka thënë”. Nuk kam bërë hyrje që të shkoj si mik sepse nuk kam dashur vajza ime 13-vjeçare të përfundonte atje ku përfundoi. Atij i kanë ulur një vit ndërsa vajzës time ia kanë rritur një vit. Vajza ime ka qenë fiks 13 vjeçe e 2-javëshe, kurse ai ka qenë 35 vjeç.

Odeta Dume: Me vajzën nuk të lanë të flisje farë që në momentin kur iku?

Babai i 14-vjeçares: Jo, jo me vajzën kam folur unë, edhe tek shtëpia ka ardhur. Edhe në shtëpi e kam pranuar. E kam bërë nga e keqja e vajzës se më ka thënë: “Do vetëflijohem”. Unë kam hallin e vajzës. I kam pranuar nga e keqja, se nuk më hapte rrugë asnjëri. Duhet ta marrin institucionet për bazë se unë nuk isha i zoti ta mbaja vajzën dhe të vetëflijohej. Prandaj nuk e merrja, se as nuk më vinte. Por edhe po ta merrja me forcë kisha hall se mos bënte ndonjë xhest .

Odeta Dume: Nëna e djalit tha që: “Ne bëmë dasëm, i ftuam por ata…”

Babai i 14-vjeçares: Nuk më ka ftuar, unë e kam marrë vesh nga tezja e vajzës nga Greqia. Merrte vajza, se me mua nuk komunikonte por komunikonte me tezen dhe i thoshte: “Teze do vish në dasëm ti? Se unë kam dasëm më 27 gusht”. Nga ata nuk di asnjë lloj njoftimi unë. I kam thënë: “Si të bëjë dasëm vajza pa dijeninë time, e ka rritur mami dhe babai vajzën”. Po kur thanë që: “Nuk e dinim se ishte 14 vjeçe por e dinim 17 vjeçe?” Po mirë djalit i ka hapur pasaportën ditën që kam gjetur vajzën unë, se nuk ma ka gjetur policia, e kam gjetur vetë. I kam thënë: “Hajde këtu! E ke parë çfarë moshe ka se e ka pasaportën në xhep.” Djali u tremb se unë i kam thënë: “Çfarë t’i bëj fëmijës tim por ty do të të bëja vetëgjyqësi sot”. Po çfarë t’i bëj fëmijës tim që thotë: “Po e preke me dorë atë unë do të vetëflijohem”. Asaj iu rujta.

Prindërit e tij erdhën nga Greqia edhe nuk më njoftuan mua që djali jonë ka marrë një vajzë. Nuk morën as në telefon, asgjë prej gjëje. Edhe 10 muaj babai pa më marrë njëherë në telefon mua si prind, që vajza ime ka qënë në gjendje agonie, shkonte në spital. Dhe ato dy prindër nuk më merrnin anjëherë në telefon.

Ndërsa prindërit e 35 vjeçarit deklaruan se vajza dhe djali i tyre ishin njohur nëpërmjet rrjeteve sociale dhe se ata kishin qenë në Greqi kur e kishin marrë vesh këtë gjë. Në deklaratën që dhanë për mediat ata u shprehën se kishin qenë kundër kësaj martese pasi vajza ishte e mitur, por si 14 vjeçarja, ashtu edhe djali i tyre këmbëngulnin se duheshin.

Më herët, drejtoresha e shkollës që 14 vjeçarja frekuentonte tha ekskluzivisht për Report Tv se e mitura kishte braktisur shkollën dhe tregoi se nuk kishin pasur dijeni të lidhjes së saj me 35 vjeçarin.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maliqi: 13/01/2024 01:24

    O Gazeta, Hapni ligjin. Pervec autoriteteve te sherbimit si mesues etj, nuk ju lejohet deri ne 18 vjec. Gjithe tjereve u lejohet nga 14 vjec ne shqiperi, kuptohet me deshiren e vajzes dhe familjes. Pik

    Përgjigju
    • Ligji: 13/01/2024 08:08

      O shoku Maliq, ne kohe te Enverit e ke lexuar ligjin? Neni 7 i Kodit te Familjes qe eshte ne fuqi nga viti 2003 thote: « Martesa mund te lidhet ndermjet nje burri dhe nje gruaje qe kane mbushur moshen 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, per shkaqe me rendesi, mund te lejoje martesen edhe perpara kesaj moshe ».

  • Mendimi im: 13/01/2024 01:22

    Keta qenkan te gjithe per t’i mbyllur ne psikiatri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë