Sardi Strugaj i ka dhënë fund dilemave! ‘Te Ana’ është projekti i ri i muzikor që flet për romancën me një vajzë, tek e cila gjen gjithçka i duhet

Sardi Strugaj i ka dhënë fund dilemave! ‘Te Ana’ është projekti i ri i muzikor që flet për romancën me një vajzë, tek e cila gjen gjithçka i duhet

Sardi Strugaj

Sardi Strugaj i ka dhënë fund dilemave. ‘Te Ana’ është projekti i ri i muzikor që flet për romancën me një vajzë, tek e cila gjen gjithçka i duhet.

Pra më në fund vajza e historive që bën Sardi në këngët e tij ka një emër pasi ka qenë mister. Kjo narrativë pritet të kthehet në hitin e radhës të Sardit, këngëtar i cili është edhe tekstshkrues.

Këngët e tij bëhen gjithmonë virale në rrjete sociale ndaj pritet që ‘Te Ana’ të marrë vëmendjen e duhur. Projektet më të famshme të Sardit janë, “A ja thashë”, “E pash djallin”, “Ajo s’do normale”.

Artisti ka qenë pjesëmarrës dhe aktiv në disa festivale kombëtare, ku dhe ka marrë çmime.

Sardi Strugaj njihet për pjesëmarrjen e tij në festivalin e RTSH kur ishte një nga konkurrentët e përzgjedhur për të garuar në edicionin e 59-të të Festivalit të Këngës me këngën "Ka me t'ba me kajt" dhe fitoi cmimin e dytë. Ndërsa me pjesëmarrjen në Këngën Magjike, është futur në 5 më të mirët me 2 këngë, me këngën që këndoi vetë të titulluar ‘Do shihna prap’ dhe atë që shkroi për artisten Mikela Paluca, e cila performoi ‘Një përqafim’ dhe zuri vendin e dytë.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)

Mashtroi për shitjen e një dyqani në Durrës me vlerë 72 mijë euro, ekstradohet nga Greqia 64-vjeçari (EMRI)