Një vajzë nga Shkodra i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të vështirë në kokë e cila i ka shpëtuar jetën. Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook të saj dhe mjekut të QSUT që ka marrë përsipër këtë ndërhyrje.
Ajo shkruan se ky operacion ishte i vështirë dhe ka zgjatur për 4 orë teksa ka shprehur dhe vlerësimin për ekipin e mjekëve.
"Kur shpresa për jetën varej në një fije të hollë, një ndërhyrje e shkallës tepër të lartë të vështirësisë në shërbimin e #neurokirurgjisë në QSUT, i ka shpëtuar jetën një vajze të re nga Shkodra. Gjithçka ndodhi brenda 12 orësh, nga fillimi i sëmundjes, ekzaminimet në spitalin rajonal të Shkodrës dhe në QSUT, ku mjekët zbuluan sëmundjen e rrallë e të rëndë, aneurizëm i arteries së trurit dhe kryen operacionin delikat prej më shumë se 4 orësh, i cili përfundoi me sukses, falë ekipit të talentuar të #neurokirurgjisë, me prof.asc. Artur Xhumarin, dr. Gramoz Braçe, dr. Kliti Pilika. Me punën e palodhur në ekip të mjekëve dhe infermierëve të sallës operatore, reanimacionit dhe shërbimit të neurokirurgjisë, e reja nga Shkodra është gati të kthehet në shtëpi" - shkruan Manastirliu.
Mjeksia eshte sot me e motivuar se kurre ne sherbim te njerezve.Sot sherohet nje vajze e re ,pra nje jete,por aresyeja qe keta mjek duhen promovuar eshte niveli i larte shkencor ictyre.Keto oporacione jane shume te veshtira dhe per klinikat me fame boterore Bravo e madhe por dhe mjekeve bashke me stafin e shkelqyer te mjekeve qe kurojne covid 19
Përgjigju